Politika 26 October 2024, 18:12 Nga VNA

New York/ Rama takohet me Diasporën, pritet me protestë shoqërohet nga ministra dhe administrata

Ndaje në Whatsapp
New York/ Rama takohet me Diasporën, pritet me protestë

Prej dy ditësh kreu i qeverisë Edi Rama ka udhëtuar familjarisht drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në takimin me shqiptarët e New York-ut. Teksa takimi pritej të niste në orën 11.00 është përballur me protestën e dhjetëra shqiptarëve që  e pritën me pankarta në duar por pa arritur të frenojnë takimin e tij. Kreu i qeverisë që në nisje të fjalës së tij ka dalë direkt në temë duke ju kërkuar bashkëatdhetarëve në Amerikë votën për të qeverisur në Shqipëri. I jep përgjigje akuzave të opozitës për ndeshjen e basketobollit. Rama tha se në NBA isha me ftesë. Se ju e dini që ato bileta nuk ka Zot që i ble dhe se pas Akademisë se Manchester Cityt do bej Akademi NBA në Durrës"- tha Rama.   Kreu i qeverisë tha se kjo është një ditë e posaçme që ndodhem këtu jo vetëm thjesht si bashkatdhetar apo qytetar me të drejtë vote në Shqipëri, por edhe si votues për herë të parë nga këtu në Amerikë. "Më është dashur të përpiqem gjatë bashkë me kolegët e PS dhe të ndjehem i sëkëlldisur gjatë këtyre viteve kur kanë ardhur zgjedhjet, por jo mundësia juaj për të zgjedhur. Tashmë ky është një premtim i mbajtur për t’ju thënë se dua votën tuaj nga Amerika për ta bërë Shqipërinë 2030 anëtare të BE. Për ta ngritur flamurin e Skënderbeut dhe Ismail Qemalit në Bruksel krah flamujve të familjes evropiane që i kemi përkitur historikisht. Sot është dita për ta bërë së bashku historinë"-tha kreu i qeverisë në takimin me Diasporën në New York, SHBA.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme