
Analiza e situatës politike në Shqipëri, veçanërisht në prag të zgjedhjeve të vitit 2025, nxjerr në pah një fakt paradoksal: SPAK, me hetimet qe po kryhen duket se është më shumë po i sherben interesave të Sali Berishës sesa të Edi Ramës.
Duke u nisur nga tendencat e zgjedhjeve të fundit, Partia Demokratike (PD) e ka të vështirë të arrijë një fitore të qartë në zgjedhjet e ardhshme. Edhe nëse PD do të ishte në një periudhë të favorshme, në kuptimin e bashkimit dhe forcimit të veprimit politik, si në vitet 2013 dhe 2017, një shikim i shpejtë i situatës nuk jep shpresa për fitoren, as nëse do të koalizohej me Partinë e Lirisë. Kjo situatë, e cila duket e pamundur për PD, kërkon një alibi për humbjen e tretë radhazi, e cila do të ishte një goditje e rëndë për këtë forcë politike.
Për të shmangur shkatërrimin, PD përpiqet të paraqesë një narrativë se SPAK është një agjenci e kapur nga Rama, që po e godet atë politikisht duke izoluara liderët e saj, Berishën dhe Metën. Por, kur shikojmë shifrat e zyrtarëve të lartë të hetuar nga SPAK, gjërat fillojnë të duken ndryshe. Nga mbi 50 zyrtarë të hetuar, vetëm 4 vijnë nga opozita, pa përfshirë Salianjin. Kjo e bën të vështirë të besosh se SPAK, që heton mbi 90% të zyrtarëve nga e majta, është i kapur nga Rama dhe jo nga Berisha.
Partia Socialiste (PS) ka ruajtur një pozicion të fortë që nga zgjedhjet e vitit 2013, duke fituar shumicën në të tria palët e zgjedhjeve të fundit. Ajo arriti të fitojë 66 mandate në 2013, e më pas 74 mandate në 2017 dhe 2021. Ky stabilitet tregon për një bazë të qëndrueshme elektorale dhe një aftësi për të tërhequr votues të majtë, si dhe një ndikim të rëndësishëm mbi elektoratin e pavendosur.
Në këtë kontekst, PS pritet të ruajë pozitat e saj të forta në zgjedhjet e 2025. Megjithatë, përballë një opozite të organizuar, do të ketë mundësi për luhatje të lehta në mandatet, por jo në një masë të tillë që të humbasë shumicën.
Nga ana tjetër, Partia Demokratike ka kaluar përmes disa krizash dhe ndryshimeve lidershipi. Pas një humbjeje të ndjeshme në vitin 2013, ku fitoi vetëm 49 mandate, ajo pësoi një tjetër rënie në vitin 2017 me vetëm 43 mandate. Megjithatë, në vitin 2021, nën drejtimin e Lulzim Bashës, PD arriti të fitojë 59 mandate, duke reflektuar një përmirësim të ndjeshëm. Nëse PD arrin të konsolidojë një koalicion më të gjerë të forcave të djathta, ka mundësi të rritet edhe më tej.
Megjithatë, një nga problemet më të mëdha për PD është rënia e ndjeshme e Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI), e cila, pas zgjedhjeve të vitit 2017, ra ndjeshëm nga 19 mandate në vetëm 4. Kjo tregon se ka pasur një zhvendosje të votuesve drejt partive më të mëdha. Nëse ky trend vazhdon, LSI mund të ketë një rol gjithnjë e më të vogël, ose edhe të mbetet jashtë parlamentit.
Sidoqoftë, kritika e PD-së ndaj SPAK, se hetimet ndaj Berishës dhe Metës janë të dobëta, përforcon më tej idenë se Berisha po e përdor SPAK për t'u viktimizuar. Kjo është e qartë kur shohim se hetimi për dosjen “Partizani” është i defektuar dhe do të vazhdojë nëpër gjykata për të paktën pesë vjet. Kjo periudhë përkon me përfundimin e mandatit të Ramës në 2029, duke treguar se Berisha është i gatshëm të përdorë çdo mundësi për të mbrojtur veten në skenën politike.
Për më tepër, SPAK duket se ka qenë më i fokusuar në hetimet ndaj të majtëve, përfshirë çështje si inceneratorët dhe koncesionet në shëndetësi, sesa ndaj të djathtëve. Kjo lëvizje i shkakton reputacionit të PS-së një dëmtim të madh, pasi këto akuzat për korrupsion dhe lidhjet me krimin e organizuar dalin në pah.
Ndoshta më e rëndësishmja, hetimet e SPAK nuk janë shtrirë tek ish-ministra ose ish-deputetë të djathtë, ndryshe nga të majtët që kanë pësuar goditje të forta. Ndërsa figura të njohura të PS-së, si Tahiri dhe Ahmetaj, janë goditur rëndë, PD ka parë vetëm Berishën të "goditur" nga hetimet, ndërsa ai ka probleme te forta me nderkombetare te cilet i kane dhene kartonin e kuq.
Kështu, Berisha po e përdor SPAK si një alibi për të sulmuar indirekt ndërkombëtarët, duke i paraqitur ata si ata që e kanë goditur padrejtësisht. Kjo përbën një strategji për të hequr vëmendjen nga problemet e tij dhe për të mbrojtur veten nga akuzat e mundshme.
Në përfundim, analiza e situatës tregon se SPAK del si një institucion më shumë në shërbim të Berishës sesa të Ramës, duke përforcuar narrativat politike që e paraqesin atë si një viktimë politike te Rames. Ne fakt SPAK eshte institucion i pavarur dhe eshte aty per ti sherbyer vetem se drejtes sic edhe mbi 60% qytetareve besojne se eshte. SPAK duhet te jete vetem i shqiptareve, packa spekulimeve te momentit te cdo politikani qe e ze halli me ligjin. Ky eshte problemi i tyre dhe jo i shqiptareve.