Politika 25 October 2024, 15:13 Nga VNA

"Berisha dhe Meta në arrest"/Opozita me plan 'B' për zgjedhjet parlamentare të 2025-ës

Ndaje në Whatsapp
"Berisha dhe Meta në arrest"/Opozita me plan 'B'

Sali Berisha dhe Ilir Meta janë dy drejtuesit e partive opozitare në vend, që të dy ndodhen nën masë arresti. Në një kohë që vendi ndodhet një vit para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025. Për kryedemokratin  fushata elektorale për zgjedhjet e parlamentare 2025 do të jetë një farsë. Ai theksoi se plani A dhe B i tij është mosbindja civile dhe qeveria teknike. “Çdo shqiptar e ka të qartë se kemi të bëjmë me farsë fushatë. Plani B dhe plani A i Sali Berishës është mosbindje civile dhe qeveri teknike. Thirrje për pensionistët dhe familjarët e tyre, të ngrihem kundër këtij regjimi të pamëshirë. U bëj thirrje shqiptarëve në New York dhe kudo që janë të përdorin vezë dhe domate kundër kreut të narkokrimit shqiptar që shkon për të kërkuar votën e tyre. U them bashkëatdhetarëve fisnikë, se ju si emigracion keni një rol të dytë historik për të luajtur, siç bëtë me sukses betejën kundër komunizmit. Ju ftoj të jepni kontributin tuaj në betejën kundër narkodiktaturës, e cila qenien shqiptare po e shkatërron me pamëshirë se çdo pushtim tjetër në historinë e Shqipërisë”, tha Berisha.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme