Politika 24 Tetor 2024, 21:56 Nga VNA

Shkrimi i “Washington Post”: Gjykata lë në burg Metën, akuzat mund të sjellin 12 vjet burg

Ndaje në Whatsapp
Shkrimi i “Washington Post”: Gjykata lë në burg

"Një gjykatë në Shqipëri ka vendosur që ish-Presidenti Ilir Meta të qëndrojë në paraburgim, ndërsa ai përballet me akuza për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje të të ardhurave personale dhe pronave". Kështu raporton “Washington Post”, e cila i ka kushtuar një artikull të veçantë procesit ndaj Metës në Tiranë.

Shkrimi i “Washington Post” 

TIRANË, Shqipëri — Një gjykatë shqiptare vendosi të mërkurën që ish-Presidenti Ilir Meta duhet të qëndrojë në paraburgim teksa kreu i Partisë së Lirisë së majtë përballet me akuza për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje të të ardhurave personale dhe pronës. Prokurorët ende nuk kanë ngritur kallëzime zyrtare penale. Një gjyqtar i Gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e cila merret me zyrtarë të lartë politikë dhe shtetërorë, vendosi se Meta do të mbahet në burg ndërsa hetimet vazhdojnë për akuzat që mund të sjellin 12 vjet burg.

Meta, i cili ka qenë President nga 2017 – 2022 dhe që është një kritik i hapur i kryeministrit aktual Edi Rama, e ka konsideruar rastin si një sulm të motivuar politikisht ndaj një lideri opozitar. Partia e vogël e Lirisë e Metës i është bashkuar grupimit opozitar antiqeveritar kundër Partisë Socialiste të majtë të Ramës. Meta ka akuzuar qeverinë aktuale për drejtimin e një “regjimi kleptokratik” dhe përqendrimin e të gjitha pushteteve legjislative, administrative dhe gjyqësore në duart e Ramës.

“Besoj kaq shumë në pafajësinë time të plotë”, – shkroi Meta në Facebook pasi oficerët e policisë të maskuar dhe civilë e morën me forcë nga automjeti të hënën në kryeqytetin, Tiranë. Policia tha se ai i kishte rezistuar një urdhri për t’u ndaluar. Sekretari i Përgjithshëm i partisë, Tedi Blushi, e quajti atë “një rrëmbim kriminal”, ndërsa avokati i tij Genc Gjokutaj e quajti çështjen ndaj tij të motivuar politikisht.

Ish-bashkëshortja e Metës, Monika Kryemadhi, deputete dhe ish-kryetare e Partisë së Lirisë, u akuzua për të njëjtat krime dhe u urdhërua të paraqitej në polici një herë në muaj. Po hetohen edhe dy persona të tjerë.

Prokurorët pretendojnë se Meta gjatë kohës sa ishte ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës ka abuzuar me autoritetin e tij për të ndikuar në biznese të ndryshme për përfitime financiare. Ata gjithashtu pretendojnë se përpara se të bëhej president në vitin 2017, Meta nuk arriti të justifikonte rreth 460 000 dollarë që kishte përdorur për lobim në Shtetet e Bashkuara.

Shqipëria, e cila kërkon anëtarësimin në Bashkimin Evropian, është pllakosur në epokën e saj postkomuniste me korrupsion që ka dëmtuar zhvillimin e saj demokratik, ekonomik dhe social. Institucionet gjyqësore të krijuara së fundmi, të krijuara me mbështetjen e BE-së dhe Shteteve të Bashkuara, kanë nisur disa hetime ndaj ish-zyrtarëve të lartë të qeverisë që dyshohet se janë përfshirë në korrupsion.

 

 

Video

Këto janë momentet e arrestimit të një 45-vjeçari pasi sulmoi dy burra hebrenj me thikë në zonën Golders Green, një lagje me komunitet të madh hebre në veri të Londrës. Sipas autoriteteve, sulmi po trajtohet si një akt terrorist dhe hetimet po drejtohen nga njësia kundër terrorizmit. Të plagosurit, të moshave 76 dhe 34 vjeç u dërguan në spital, ku raportohet se ndodhen në gjendje të qëndrueshme. Dëshmitarët thanë se autori ishte parë duke vrapuar në rrugë me thikë dhe duke synuar persona të identifikueshëm si hebrenj. Ai u neutralizua nga policia me Taser dhe më pas u arrestua nën dyshimin për tentativë vrasjeje. Policia Metropolitane deklaroi se i dyshuari kishte edhe një histori të mëparshme dhune dhe probleme të shëndetit mendor. Kryeministri britanik Keir Starmer e dënoi sulmin duke e cilësuar si “plotësisht të tmerrshëm”, ndërsa liderët hebrenj kërkuan masa më të forta sigurie për komunitetin.

Kjo video nga darka zyrtare në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin Donald Trump, Zonjën e Parë Melania Trump dhe Mbretin Charles III po bëhet virale në rrjet. Shkak është një moment i sikletshëm gjatë fotos zyrtare, ku Melania duket se i heq dorën Trump, duke nxitur reagime të shumta dhe diskutime për gjuhën e trupit dhe marrëdhënien mes çiftit presidencial.

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Orikum–Vlorë pranë fshatit Tragjas. Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip Volkswagen, i drejtuar nga shtetasi Vladimir Gaba, ka përplasur një tufë me bagëti të imta (dhi) si dhe çobanin, shtetasin Andi Demiraj, rreth 35 vjeç, i cili ndodhej në fund të kopesë. Si pasojë e përplasjes, Demiraj ka pësuar traumë dhe është transportuar me autoambulancë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës për ndihmë mjekësore.

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në aksin Tepelenë Krahës, në afërsi të fshatit Iliras. Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin teksa qarkullonin në anë të kundërt. Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar 8 persona, të cilët janë transportuar në spitalin e Gjirokastrës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. “Rreth orës 18:30, në aksin rrugor “Tepelenë–Krahës”, në vendin e quajtur “Iliras”, automjeti me drejtues shtetasin indian Sh. P., 27 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen L. B., 42 vjeçe, banuese në Tiranë. Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar lehtë 2 drejtuesit e automjeteve dhe 6 pasagjerë, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Gjirokastër, për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit“- njofton policia.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme