Politika 24 Tetor 2024, 19:29 Nga VNA

KQZ miratoi rregullat për regjistrimin e votuesve jashtë Shqipërisë

Ndaje në Whatsapp
KQZ miratoi rregullat për regjistrimin e votuesve jashtë

Në Tiranë, Komisioni Rregullator i KQZ-së miratoi rregullat mbi regjistrimin e zgjedhësve nga jashtë Shqipërisë dhe mbi përgatitjen e listës së zgjedhësve jashtë vendit. Kjo është hera e parë që mundësohet pjesëmarrja në zgjedhje e shtetasve shqiptarë, që jetojnë ose gjenden jashtë vendit ditën e votimeve.

Jozyrtarisht vlerësohet se afro 1/3 e votuesve në listat zgjedhore janë në emigrim, ose jetojnë e studiojnë jashtë Shqipërisë.

Në vendimin e Rregullatorit të KQZ-së thuhet se çdo shtetas shqiptar me të drejtë vote që ndodhet jashtë vendit në datën e zgjedhjeve dhe që dëshiron të ushtrojë të drejtën e votës në zgjedhjet për Kuvendin nga atje ku ndodhet, duhet të regjistrohet në listën e zgjedhësve jashtë vendit.

Këtë regjistrim në listën e zgjedhësve jashtë vendit ai duhet ta kryejë me vullnetin e vet, duke plotësuar kushte ligjore si një votues nga jashtë territorit të Shqipërisë. Sapo ai regjistrohet në listën e zgjedhësve jashtë vendit, thuhet në vendim, atëherë ai çregjistrohet nga lista e zgjedhësve që votojnë brenda vendit.

Regjistrimi i zgjedhësve që votojnë nga jashtë vendit kryhet nga KQZ-ja. Zgjedhësi duhet të paraqesë një kërkesë individuale për tu përfshirë në listën e zgjedhësve nga jashtë pranë KQZ-së nga katër muaj para datës së zgjedhjeve deri dy muaj para kësaj date.

Për të bërë këtë kërkesë zgjedhësi duhet të hapë një llogari falas në Platformën Elektronike të Regjistrimit, e cila krijohet nga KQZ-ja, dhe që shkarkohet në celular dhe në kompjuter.

Në këtë platformë zgjedhësi duhet të ngarkojë, numrin personal të identifikimit, ditëlindjen dhe vendlindjen, fotografi, email dhe telefon. Ndërsa për t’u regjistruar në listën e zgjedhësve nga jashtë ai duhet të ngarkojë në të një pasaportë të Shqipërisë si dhe një dokument që vërteton qëndrimin e tij jashtë vendit, si dhe adresën dhe numrin e banesës, me shtetin, kodin postar, qytetin, rrugën.

KQZ miraton ose jo kërkesën brenda pesë ditësh dhe pas saktësimeve, personi shtohet në listën e zgjedhësve nga jashtë. Kjo listë publikohet dy muaj para datës zdhjeve dhe ajo pritet të përdoret me përditësime në çdo palë zgjedhje të ardhshme për Kuvendin.

Lista e zgjedhësve nga jashtë vendit përmban: emërtimin e zonës zgjedhore, llojin dhe datën e zgjedhjeve.

Kjo është hera e parë që shteti shqiptar u krijon mundësinë e votimit atyre shtetasve që jetojnë ose gjenden jashtë vendit datën e zgjedhjeve. KQZ ka premtuar transparencë dhe thjeshtësi të procesit, efektivitet, githëpërfshirje dhe mundësi të barabarta, si dhe fshehtësinë e votës, siguri dhe mbrojtjen e votës së shtetasve shqiptarë jashtë vendit.

Garantimi i kësaj të drejte kushtetuese në praktikë, sipas ekspertëve, u bë mëse i nevojshëm edhe prej faktit se një numër i konsiderueshëm qytetarësh, që gjenden në listat zgjedhore, janë në emigrim, jetojnë e studiojnë jashtë vendit, ndërsa në përmbyllje të proceseve zgjedhore ata formalisht rezultojnë sikur kanë refuzuar ose bojkotuar votimin.

Jozyrtarisht vlerësohet nga vëzhguesit se kjo pjesë e qytetarëve që nuk marrin pjesë në zgjedhje për shkak të emigrimit dhe jetës jashtë vendit, shkon deri në 1/3 e listës së përgjithshme të zgjedhësve./VOA/

 

Video

Këto janë momentet e arrestimit të një 45-vjeçari pasi sulmoi dy burra hebrenj me thikë në zonën Golders Green, një lagje me komunitet të madh hebre në veri të Londrës. Sipas autoriteteve, sulmi po trajtohet si një akt terrorist dhe hetimet po drejtohen nga njësia kundër terrorizmit. Të plagosurit, të moshave 76 dhe 34 vjeç u dërguan në spital, ku raportohet se ndodhen në gjendje të qëndrueshme. Dëshmitarët thanë se autori ishte parë duke vrapuar në rrugë me thikë dhe duke synuar persona të identifikueshëm si hebrenj. Ai u neutralizua nga policia me Taser dhe më pas u arrestua nën dyshimin për tentativë vrasjeje. Policia Metropolitane deklaroi se i dyshuari kishte edhe një histori të mëparshme dhune dhe probleme të shëndetit mendor. Kryeministri britanik Keir Starmer e dënoi sulmin duke e cilësuar si “plotësisht të tmerrshëm”, ndërsa liderët hebrenj kërkuan masa më të forta sigurie për komunitetin.

Kjo video nga darka zyrtare në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin Donald Trump, Zonjën e Parë Melania Trump dhe Mbretin Charles III po bëhet virale në rrjet. Shkak është një moment i sikletshëm gjatë fotos zyrtare, ku Melania duket se i heq dorën Trump, duke nxitur reagime të shumta dhe diskutime për gjuhën e trupit dhe marrëdhënien mes çiftit presidencial.

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Orikum–Vlorë pranë fshatit Tragjas. Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip Volkswagen, i drejtuar nga shtetasi Vladimir Gaba, ka përplasur një tufë me bagëti të imta (dhi) si dhe çobanin, shtetasin Andi Demiraj, rreth 35 vjeç, i cili ndodhej në fund të kopesë. Si pasojë e përplasjes, Demiraj ka pësuar traumë dhe është transportuar me autoambulancë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës për ndihmë mjekësore.

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në aksin Tepelenë Krahës, në afërsi të fshatit Iliras. Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin teksa qarkullonin në anë të kundërt. Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar 8 persona, të cilët janë transportuar në spitalin e Gjirokastrës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. “Rreth orës 18:30, në aksin rrugor “Tepelenë–Krahës”, në vendin e quajtur “Iliras”, automjeti me drejtues shtetasin indian Sh. P., 27 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen L. B., 42 vjeçe, banuese në Tiranë. Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar lehtë 2 drejtuesit e automjeteve dhe 6 pasagjerë, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Gjirokastër, për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit“- njofton policia.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme