Politika 23 October 2024, 21:03 Nga VNA

 “Do ta shihni çfarë do t’u ndodh”, Klodiana Lala zbulon përplasjen e Metës dhe prokurorëve: Dumduman, ushtar i Ramës

Ndaje në Whatsapp
 “Do ta shihni çfarë do t’u ndodh”, Klodiana

GJKKO caktoi sot masën ndaj ish-presidentit Ilir Meta, ish-bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi, Pirro Xhixhos dhe Ema Çokut. GJKKO rikonfirmoi masën arrest me burg për Metën, ndërsa ajo që dihet është se pas dyerve të mbyllura të Gjykatës ka patur debate dhe përplasje të forta mes Metës dhe prokurorëve.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi më herët se në nisje të seancës ka pasur akuza nga ana e Metës kundrejt trupës së prokurorëve të përbërë nga kreu i SPAK Altin Dumani dhe prokurorët Arben Kraja e Sotir Kllapi.

Debati nisi kur Kraja deklaroi se arrestimi i Metës është kryer sipas procedurave ligjore.

Në këtë moment Meta ka përdorur tone intimiduese duke u thënë prokurorëve se “do ta shohin çfarë do u ndodhë” dhe “nuk do e harrojë atë që i kanë bërë”.

Ai ka folur edhe kundër Altin Dumanit, duke iu referuar si “dumduman” dhe ushtar i kryeministrit Rama.

Ish-Presidenti i ka cilësuar akuzat që rëndojnë ndaj tij si të motivuara politikisht.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme