Politika 23 October 2024, 18:30 Nga VNA

Anton Martini në krye të Hetimit Tatimor: Ndryshimi i qëndrimit të Ramës ndaj subjekteve të larguara nga Vettingu

Ndaje në Whatsapp
Anton Martini në krye të Hetimit Tatimor: Ndryshimi i qëndrimit

Ish-prokurori Anton Martini është emëruar drejtor i ri i Hetimit Tatimor, një strukturë kyçe për luftën kundër evazionit fiskal. Ai u prezantua dje në këtë post nga Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Ilir Binaj. Martini, i larguar nga sistemi i drejtësisë për probleme me pasurinë, befas zgjidhet nga qeveria për të kontrolluar evazionin e biznesit.

Martini, i cili u shkarkua nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit në vitin 2021 për shkak të problemeve me pasurinë dhe evazionin fiskal, nuk arriti të kalonte vettingun. Ky vendim i dha fund aspiratës së tij për t’u bërë pjesë e Prokurorisë së Posaçme, për të cilën ai ishte renditur i dyti nga KLP.

Emërimi i tij në një pozicion të tillë, kur debati për reformën në drejtësi është në kulmin e tensioneve, është një tregues i shpërfilljes së qeverisë ndaj institucioneve të drejtësisë. Kjo lëvizje mund të shihet si një kartë e fortë elektorale për Edi Ramën, por duket se kahu dhe ngjyra e kësaj karte ndryshojnë sa herë që i shërben interesave të tij. Vetëm dy vite më parë, kryeministri kërkonte nga institucionet e reja të drejtësisë që të hetonin dhe dënonin prokurorët dhe gjyqtarët e larguar nga vettingu.

Madje, Edi Rama këmbëngulte në hetimin e tyre, duke ua lënë këtë detyrë institucioneve të drejtësisë.

“Nuk mund të vihet në pikëpyetje besimi tek Drejtësia e Re. Nëse nuk hetohen këto dy çështje, i bie të mbetemi në një vakum. Nuk ka pasur mundësi për të marrë të pandehur gjykatës dhe prokurorë që një institucion si Vettingu i ka nxjerrë me fakte korruptive. Si ka mundësi? Kjo është e pamundur dhe e pajustifikueshme, madje e patolerueshme. Nuk është ndërhyrje kjo. Ku janë prokurorët e dalë para drejtësisë? Do thoni që s’ka kohë? Është e pajustifikueshme dhe e patolerueshme,” – shprehej Rama dy vite më parë.

Mjaftuan vetëm dy vite që kryeministri të ndryshonte mendje dhe qëndrim, duke emëruar një subjekt të larguar nga vettingu në krye të një drejtorie të rëndësishme. Anton Martini mund të mos jetë subjekt i asnjë hetimi për sa kohë është emëruar në një post të tillë. Por kryeministri tani përballet me një dilemë: cilin të besojë? Institucionet e vettingut që e larguan Martinin për evazion fiskal, apo ish-prokurorin, mbi shpatullat e të cilit rëndon tashmë përgjegjësia për të hetuar krimin tatimor?

Ndërsa dilema e qytetarëve mund të jetë: kë Ramë të bësojnë? Ai që kërkonte me insistim hetimin nga drejtësia të ish-prokurorëve që i largonte vettingu, apo ky që i emëron në poste drejtuese të institucioneve publike?/VNA/

 

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme