Politika 23 October 2024, 11:10 Nga VNA

Kryemadhi reagon ndaj akuzave për ligje me porosi: “Shtëpinë ia kam shitur Samir Manes për 300 mijë euro”

Ndaje në Whatsapp
Kryemadhi reagon ndaj akuzave për ligje me porosi:

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, ka sqaruar detaje nga dosja e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), ku ajo dhe bashkëshorti i saj, Ilir Meta, akuzohen për ndikim në ndryshimin e një ligji në favor të biznesmenit Samir Mane. Kryemadhi theksoi se shtëpinë në Qeret ia ka shitur Manes për 300 mijë euro dhe ka hedhur poshtë akuzat se kanë përfituar një vilë si dhuratë në këmbim të ndryshimit të ligjit.

Në deklaratën e saj, Kryemadhi u shpreh: “Të më falë Samir Mane që ia përmend emrin, por ia keni përmendur ju të gjithë. Samir Manes i kam shitur një shtëpi në Qeret në vlerën 300 mijë euro që është bërë me kontratë. Nuk më ka dhuruar askush një vilë për ndonjë ligj. Më vjen keq që po i përmend emrin se kam 7 vjet që nuk flas dhe kam bërë gabim që nuk flas"

Ajo shtoi se ligji për të cilin po flitet është kërkuar në vitin 2014 nga Vali Bizhga, kryeshefe e kabinetit të Ramës, dhe ka të bëjë me unifikimin e funksionimit të kompanive që merreshin me galeritë e minierave.

"Në 2014 është një ligj që e ka kërkuar Vali Bizhga kryeshefe e kabinetit të Ramës që është nga qeveria shqiptare për unifikimin e funksionimit të kompanive që merreshin me galeritë e minierave.

Përparim Spahiu kishte propozuar në emër të LSI statusin e minatorit. Ju shihni si sot vijojnë protestojnë ende minatorët. Është bërë mbledhje e komisionit të veprimtarive prodhuese ku unë isha anëtare. Ligji është bërë për unifikimin e rregullave të sigurisë, sigurimeve të minatorëve dhe për disa procedura të tjera. Nuk mbaj mend a shkoi ligji apo jo, por nuk të bëjë ligji që më paska dhuruar një vilë Samiri." tha ajo

Sipas dosjes së SPAK, Monika Kryemadhi dhe ish-presidenti Meta akuzohen për përfitimin e një vile si shpërblim për favorizimin e Samir Manes, por Kryemadhi ka pohuar se vilën në Roling Hills e ka parë bashkë me nënën e saj dhe se Meta nuk kishte dijeni për këtë.

"Ambasadori grek e takoi dhe i tha që do jemi komshinj. Ilir Meta në darkë më tha smund ta blesh pa më pyetur mua. Unë i shkruajta zonjës: Zemra e anullova, sdo ta blejmë

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme