Politika 22 October 2024, 13:05 Nga VNA

Kryemadhi: “Ilir Metën e goditi një motherfucker gjatë arrestimit." Hedh akuza ndaj SPAK

Ndaje në Whatsapp
Kryemadhi: “Ilir Metën e goditi një motherfucker gjatë

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, ka mbajtur një konferencë për shtyp, ku ka shprehur akuzat e saj ndaj qeverisë dhe Edi Ramës, pas arrestimit të ish-bashkëshortit të saj, Ilir Meta. Ajo e quajti arrestimin një “rrëmbim kriminal” dhe theksoi se gjatë operacionit, Meta është goditur në kokë nga një nga efektivët e policisë, të cilin e përmendi si një “motherfucker”.

Kryemadhi theksoi se do ta respektojë masën e “detyrimit paraqitjeje”, por e konsideroi këtë veprim si një pjesë të drejtësisë së “kastruar” nga Rama. Ajo kritikoi gjithashtu SPAK-un për mungesën e veprimeve të duhura lidhur me çështjet e korrupsionit, duke përmendur ndërtimet pa leje dhe pastrimin e parave.

“Beteja nuk është te forca, por te argumenti. A ka qeveria argument për inceneratorin e Tiranës? Po ndërtimi pa leje i hektarëve me kamionë? Çfarë bën SPAK-u?” pyeti Kryemadhi.

Deputetja theksoi se nuk ka pasur asnjë komunikim me Ilir Metën për shtatë muaj, përveç kur ka marrë padinë për divorc. Ajo e lidh masën e arrestit të Metës me përkeqësimin e konfliktit të tyre familjar.

Në fund, Kryemadhi e quajti akuzën e SPAK-ut si një goditje politike dhe shprehu shqetësimin për atë që e quajti “pafytyrësi” lidhur me hetimet e SPAK-ut për shpenzimet e operacioneve mjekësore të familjes Rama. “Më vjen keq që kjo gjë kalon cakun e komunikimit normal,” përfundoi ajo.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme