Politika 21 October 2024, 17:24 Nga VNA

Rama dhe Berisha mbledhje paralele me Kryesitë, pas arrestimit të ish-aleatit të tyre  

Ndaje në Whatsapp
Rama dhe Berisha mbledhje paralele me Kryesitë, pas arrestimit të

Partia Socialiste do të mbledhë Kryesinë pasditen e sotme, në orën 18:00, për të diskutuar përgatitjet për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025. Mbledhja do të drejtohet nga Kryeministri Edi Rama.

Në të njëjtën orë, Kryesia e Partisë Demokratike do të zhvillojë gjithashtu një mbledhje, ku pritet që kryetari i saj, Sali Berisha, të adresojë anëtarët përmes një mesazhi të transmetuar me anë të teknologjisë. Më herët, Berisha ka kërkuar dorëheqjen e Kryeministrit Rama dhe në mbledhjen e sotme pritet të forcohet qëndrimi opozitar, pas shpalljes së “mosbindjes civile” si reagim ndaj burgosjes së Ervin Salianjit. Diskutimet pritet të përfshijnë vendimin për mbajtjen e një proteste tjetër në Tiranë.

Këto mbledhje vijnë vetëm pak orë pas arrestimit të Ilir Metës, kreut të Partisë së Lirisë dhe ish-aleat i rëndësishëm i Berishës dhe Ramës.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme