Politika 21 October 2024, 12:50 Nga VNA

Dorëzimi i mandatit të Jurgis Cyrbjas: Një lëvizje për të shpëtuar Kryeministrin?

Ndaje në Whatsapp
Dorëzimi i mandatit të Jurgis Cyrbjas: Një lëvizje për

Që Jurgis Cyrbja nuk e dorëzoi mandatin me vullnetin e tij, kjo është pak por e sigurt. Pa dyshim që çështja e tjetërsimit të pronave, për të cilën ai u akuzua fillimisht nga SPAK, është shumë e rëndësishme, por që akuza ndaj tij të mjaftohej vetëm për periudhën kur drejtonte Hipotekën dhe të injorosh lidhjet e tij me krimin, të ekspozuara që në 2017-ën, mund të konsiderohet një lloj “amnistie” për të.

Por më shumë se vetë Cyrbja, i interesuar për mandatin e tij ka qenë kryeministri, i cili me lëvizjet e dy javëve të fundit i parapriu skandalit që rëndon mbi qeverinë e tij. Dorëzimi i mandatit është lëvizja e parë e kreut të qeverisë për të mbrojtur jo më Cyrbjan, por lëkurën e tij. Ish-deputeti socialist rezulton përdorues i drejtpërdrejtë i Sky ECC dhe ai ka folur shumë, duke mos kursyer as emrat e shefave të tij. Nëse SPAK do ta arrestonte ndërsa ai ushtronte detyrën e deputetit, e gjithë dosja e Cyrbjas, bashkë me përgjimet, do të kalonte në duart e deputetëve, të cilët do merrnin vendimin për mandatin e tij. Siç thuhet në akuzën e SPAK, Cyrbja ka komunikuar me elementë problematikë të krimit për çështje votash. Ai ka siguruar një vend të sigurt në listën e kandidatëve për deputet në zgjedhjet parlamentare të 2021. Krimi ia ka mundësuar këtë. Kuptohet që ndikimi ka shkuar deri lart, deri në tavolinën e kryeministrit, sepse në fund ai e firmos listën dhe përcakton kush dhe ku do jetë kandidat.

Kërkesa për heqjen e mandatit të tij, drejtuar Kuvendit, ishte bërë gati, ndaj operacioni për të minimizuar skandalin u zhvillua shpejt, me shpresën për të pasur sa më pak kosto për mazhorancën që synon mandatin e katërt.

Detajet e dosjes së Cyrbjas në duart e deputetëve të opozitës padyshim që do të shërbenin për një telendisje të kryeministrit, si dhe do t’i jepnin zë një fenomeni si ndërhyrja e krimit të organizuar në zgjedhje, që do ta dëmtonte rëndë imazhin e kryeministrit. Dorëzimi i mandatit nga ana e tij, nën presion, u pa si mundësia më e mirë për të shfryrë skandalin. Këtë operacion Edi Rama e drejtoi jo për t’i ardhur në ndihmë Jurgis Cyrbjas, sepse të gjithë i dinin lidhjet e tij me krimin dhe shërbimin që iu bënte atyre. E bëri për të shpëtuar deri diku fytyrën e vet. Fytyrën e kryeministrit në tavolinën e të cilit është ulur këmbëkryq krimi.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme