Politika 19 October 2024, 15:57 Nga VNA

Kryeministri fton vartësen në podcast-in e radhës. Adea Pirdeni dëgjon leksionet e Ramës për korrupsionin dhe administratën.

Ndaje në Whatsapp
Kryeministri fton vartësen në podcast-in e radhës. Adea Pirdeni

Në podcastin e tij të radhës, kryeministri Edi Rama kishte të ftuar sot një nga vartëset më të reja të kabinetit të drejtuar prej tij. Bëhet fjalë për Adea Pirdenin, Ministre e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, e cila e ka konsideruar si një moment mjaft të rëndësishëm hapjen e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Europian.

Më shumë se sa t’i përgjigjej pyetjeve, zonja Pirdeni dëgjoi një leksion të gjatë nga shefi i saj për procesin e integrimit dhe shtetin ligjor. Edhe pse drejton një ministri me emër të rëndësishëm si “Administrata” dhe “Korrupsioni”, ministrja nuk arriti të tregonte asnjë sukses të luftës kundër korrupsionit dhe as ndonjë arritje të administratës. Ndërsa korrupsioni është një nga çështjet më të kritikuara nga raportet ndërkombëtare dhe publiku shqiptar, zonja Pirdeni nuk pati mundësinë të sqarojë pozicionin e administratës, e cila së fundmi është akuzuar nga opozita për detyrimin e sjelljes së disa emrave të emigrantëve shqiptarë që do të votojnë për PS.

Në fund të bisedës mes shefit dhe vartëses, kjo e fundit u detyrua të dëgjojë edhe për shqetësimet shëndetësore që zoti Rama kishte kaluar pas ndërhyrjes kirurgjikale disa ditë më parë. Temë për të cilën “vajza e themelorëve”, siç e etiketoi kryeministri Rama, nuk kishte ndonjë koment të veçantë.

Në fakt, kryeministri dhe Adea Pirdeni harruan një detaj të vogël: Edi Rama kreu ndërhyrjen kirurgjikale më 3 tetor, ndërsa Erdogan vizitoi Shqipërinë më 10 tetor. Pra, një javë për rehabilitim, por mesa duket ditët kanë kaluar më shpejt për kryeministrin dhe Adean.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme