Politika 18 October 2024, 11:50 Nga VNA

Grupi Parlamentar i PD padit në SPAK Belinda Ballukun

Ndaje në Whatsapp
Grupi Parlamentar i PD padit në SPAK Belinda Ballukun

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka depozituar sërish një padi në SPAK ndaj zëvendëskryeministres dhe Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, deklaroi se Balluku ka shpërdoruar rreth 180 milionë euro përmes shitjes së energjisë brenda një viti.

Sipas Bardhit, Ministrja e Energjisë, në rolin e Kryetares së Asamblesë së Përgjithshme të KESH-it, është personi përgjegjës për shpenzimet dhe bilancet e kësaj kompanie shtetërore. Ai denoncoi gjithashtu një tjetër abuzim, duke theksuar se Balluku ka manipuluar shifrat e humbjeve të energjisë në rrjet. Sipas tij, humbjet faktike arrijnë në nivelin 27.2%, duke shkaktuar për vitin 2023 një dëm prej 144 milionë eurosh.

Bardhi kërkoi nga SPAK-u një hetim të shpejtë dhe të thelluar për këto shkelje të rënda ligjore dhe për abuzimin me fondet publike.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme