Politika 17 Tetor 2024, 14:09 Nga VNA

21 Deputetë humbën mandatin Parlamentar, tre të tjerë në rrezik

Ndaje në Whatsapp

Në legjislaturën aktuale (2021-2025), 21 deputetë kanë dorëzuar ose humbur mandatin parlamentar, ndërsa tre të tjerë pritet të përballen me të njëjtin fat në muajt e ardhshëm. Ky është përfundimi i një raporti të publikuar nga Instituti i Studimeve Politike (ISP), i cili ngre shqetësime mbi integritetin e përfaqësimit politik në vend.

Sipas raportit, 13 nga këta deputetë janë të Partisë Socialiste (PS), 10 të Partisë Demokratike (PD), dhe 1 i Partisë Socialdemokrate (PSD). Më shumë se 160 mijë vota, që përbëjnë rreth 10% të votave të përgjithshme të zgjedhjeve të vitit 2021, nuk kanë më përfaqësim në Kuvend.

Arsyet për dorëzimin e mandateve janë të ndryshme: disa deputetë kanë dhënë dorëheqje menjëherë pas zgjedhjes për arsye hetimore nga SPAK, për shkak të ndodhjes në listën e zezë amerikane, ose për arsye personale. Të tjerë kanë dhënë dorëheqje për t’u rikthyer në bizneset private, ndërsa disa janë detyruar të largohen pas skandaleve personale apo hetimeve dhe dënimeve nga sistemi i drejtësisë.

Raporti i ISP-së ngre alarmin për mungesën e një kontrate të qartë sociale midis të zgjedhurve dhe zgjedhësve. Përfshirja e individëve me rekorde kriminale apo të përfshirë në skandale korruptive në listat zgjedhore, sipas raportit, synon përfitime të votave klienteliste, duke injoruar standardet e integritetit politik dhe moral.

Video

Izraelitë të armatosur hapën zjarr në qytetin Sa’ir në Bregun Perëndimor të pushtuar. Grupi i izraelitëve me rroba civile u pa duke iu afruar palestinezëve me mitralozë në duar, në pozicion të gatshëm për të qëlluar.

Një re e dendur me pluhur portokalli ka mbuluar Gazën ndërsa një stuhi e fortë rëre ka përfshirë vendin. Erërat e forta dhe pluhuri kanë goditur kampet ku strehohen mijëra të zhvendosur, duke përkeqësuar më tej kushtet tashmë të vështira humanitare në këtë zonë të rrethuar. Autoritetet lokale paralajmërojnë se situata kërkon ndihmë urgjente për banorët më të prekur.

Avokati i Tik Tok-ut kundër Gjykatës Kushtetuese

Motoristët që punojnë për platformën e shpërndarjes Wolt në Shqipëri kanë nisur protesta ditët e fundit, duke ngritur shqetësime për kushtet e punës dhe pagesat. Ata pretendojnë se kushtet e punës janë të vështira dhe pagat të ulëta, duke shprehur shqetësimin se kompanitë po punësojnë gjithnjë e më shumë punëtorë të huaj me paga minimale.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme