Politika 17 October 2024, 09:07 Nga VNA

Kuvendi mblidhet nën tension/ Mazhoranca kërkon vijimin e punës pa opozitën, PD paralajmëron mosbindje civile

Ndaje në Whatsapp
Kuvendi mblidhet nën tension/ Mazhoranca kërkon vijimin e punës

Kuvendi i Shqipërisë do të zhvillojë sot seancën plenare, ku mazhoranca synon të vazhdojë punën pa 24 deputetët e opozitës, të përjashtuar pas incidentit të 30 shtatorit. Ndërkohë, opozita ka paralajmëruar mosbindje civile dhe aksione protestuese.

Në rendin e ditës për sot është planifikuar një interpelancë me ministren e Kulturës dhe Turizmit, Mirela Kumbaro, thirrur nga deputeti Agron Shehaj. Po ashtu, Kuvendi do të diskutojë raportin vjetor për KLSH-në dhe disa projektligje të tjera.

Partia Demokratike ka mbledhur grupin parlamentar në orën 08:30 për të vendosur strategjinë e saj. Ndërkohë, Garda e Republikës ka shtuar masat e sigurisë rreth Kuvendit, duke vendosur një gardh metalik për të parandaluar tensionet e mundshme.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme