Politika 15 Tetor 2024, 20:42 Nga VNA

Socialistët në Kuvend i kërkojnë KLSH-së raportim të përmuajshëm

Ndaje në Whatsapp
Socialistët në Kuvend i kërkojnë KLSH-së raportim

Dokumenti i miratuar vetëm me votat e mazhorancës i kërkon KLSH-së që të bëjë një raportim mujor me shkrim në formën e “Newsletter”, të përmirësojë metodologjinë për auditimin e koncensioneve dhe Kontratave me Partneritet Publik-Privat, si dhe të shtojë temat audituese për mjedisin dhe teknologjinë e Informacionit.

Po ashtu, me propozim të deputetit Erjon Braçe u përfshi dhe rekomandimi për rritjen e transparencës në punën e tij, duke publikuar paraprakisht planet e auditimit në institucione, kohën e zgjatjes së auditimit dhe procesi i caktimit të audituesve

“Duhet të jetë një transparencë e shkruar në një rregullore që e bëjnë vetë ata, nuk e bëjmë ne,” tha Braçe duke argumentuar këtë rekomandim.

Propozimi i Braçes u prit me rezerva nga kolegë të tij socialistë. Deputetja tha se nuk ishte e qartë se çfarë duhej bërë publike, pasi periudhat e auditimit dhe audituesit ishin tashmë publike.

Ndërsa rekomandimi për raportim mujor u kritikua nga deputeti Frrok Gjini, i cili e konsideroi si kërkesë të pabazuar në ligj. “Pse nuk ia kërkojmë të gjithë institucioneve të pavarura këtë ne?”- pyeti ai kryetarin e komisionit, Eduart Shalsi, i cili ishte autor i propozimit.

Shalsi tha se kjo kërkesë ishte normale dhe bazohej në modele raportimi të institucioneve të pavarura në parlamente të huaja.

Kontrolli i Lartë i Shtetit është i vetmi institucion i pavaruar që nuk ka përfunduar procedurën e raportimit në Kuvend për këtë vit pasi Komisioni i Ekonomisë zhvilloi një maratonë seancash dëgjimore me kreun e këtij institucioni, .

Shehu u përball me dhjetra pyetje dhe kritika për punën e tij nga deputetët e mazhorancës gjatë këtij raportimi, një situatë që për opozitën u konsiderua një presion politik ndaj një institucioni të pavarur.

Marrëdhënia e institucioneve të pavarura me Kuvendin është rregulluar me raportimet vjetore të krerëve të këtyre institucioneve në komisionet parlamentare përkatëse dhe në seancë plenare për performancën e tyre dhe zbatimin e rekomandimeve të lëna nga deputetët në rezolutën e një viti më parë.

Pas këtij raportimi Kuvendi miraton një tjetër rezolutë me rekomandime për vitin e ardhshëm./BIRN/

Video

Izraelitë të armatosur hapën zjarr në qytetin Sa’ir në Bregun Perëndimor të pushtuar. Grupi i izraelitëve me rroba civile u pa duke iu afruar palestinezëve me mitralozë në duar, në pozicion të gatshëm për të qëlluar.

Një re e dendur me pluhur portokalli ka mbuluar Gazën ndërsa një stuhi e fortë rëre ka përfshirë vendin. Erërat e forta dhe pluhuri kanë goditur kampet ku strehohen mijëra të zhvendosur, duke përkeqësuar më tej kushtet tashmë të vështira humanitare në këtë zonë të rrethuar. Autoritetet lokale paralajmërojnë se situata kërkon ndihmë urgjente për banorët më të prekur.

Avokati i Tik Tok-ut kundër Gjykatës Kushtetuese

Motoristët që punojnë për platformën e shpërndarjes Wolt në Shqipëri kanë nisur protesta ditët e fundit, duke ngritur shqetësime për kushtet e punës dhe pagesat. Ata pretendojnë se kushtet e punës janë të vështira dhe pagat të ulëta, duke shprehur shqetësimin se kompanitë po punësojnë gjithnjë e më shumë punëtorë të huaj me paga minimale.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme