Politika 15 October 2024, 17:30 Nga VNA

Sulmet e Berishës ndaj ish-deputetëve të PD, një bumerang për opozitën

Ndaje në Whatsapp
Sulmet e Berishës ndaj ish-deputetëve të PD, një bumerang

Të gjithë ata deputetë që nuk i binden dëshirave dhe urdhrave të tij, Sali Berisha, lëshon sulme sa herë del përballë kamerave. Targeti i radhës për ish-kryeminiatrin, janë ish-deputetët e PD, të cilët kanë vendosur të hapin partinë e re “Djathtas”.

Në konferencën e sotme për mediat, Berisha i akuzoi duke thënë se në darkë dalin nga kryeministria dhe bëjnë opozitën e opozitës.

"Së pari në një sistem, pluralist krijimi i partive është një e drejtë kushtetuese, por kur krijojnë parti ata që në darkë dalin nga Kryeministria dhe shkojnë nëpër studio televizive për të bërë opozitën e opozitës, është e dhimbshme.

Por, shqiptarët janë të mençur dhe dinë të dallojnë. Bashkohemi me të gjithë ata që janë të gatshëm të përballen me Edi Ramën" - tha ai.

Në fakt duke qenë 30 vite në politikë, tashmë edhe akuzat ndaj atyre që i kanë dalë kundër brenda partisë nuk vlejnë. Kjo për faktin e thjesht sulmet janë të njëjta dhe se nuk ka shqiptar që nuk e di që nëse ka politikan që ditën bëjnë sikur zihen dhe për interesa të tyre janë marrë vesh, janë Sali Berisha dhe Edi Rama.

Këtu përmendim bashkëpunimin e fundit me tyre për amnistinë penale apo për reformën zgjedhore të cilët bashkuan votat në njërën për të liruar persona të dënuar nga GJKKO dhe në tjetrën për të mbyllur listat në zgjedhjet e ardhshme.

Por përtej mëkateve të tij, më e pakta që duhet të bëj Berisha si kryetar opozite dhe që pretendon të rëzojë Ramën, është të bëjë thirrje për çdo parti e re t’i bashkohet opozitës. Në të kundër, çdo sulm është bumerang që i kthehet edhe asaj pak shprese që ka PD dhe opozita për të ardhur në pushtet.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme