Politika 15 October 2024, 14:49 Nga VNA

Salianji mbetet në burg. Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën për pezullimin e vendimit

Ndaje në Whatsapp
Salianji mbetet në burg. Gjykata e Lartë rrëzon

Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e ish-deputetit demokrat Ervin Salianji për pezullimin e ekzekutimit të vendimit të dënimit me burg. Salianji po vuan dënimin me 1 vit në burgun e Fierit pasi u cilësua fajtor për akuzën e kallëzimit të rremë për çështjen "Babale". Vendimi Mospranimin e kërkesës së paraqitur nga kërkuesi Ervin Salianji, për Pezullimin e vendimit nr.2900 datë 18.12.2019, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, lënë në fuqi me vendimin nr. 30-2024-6822, datë 26.09.2024 të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë".

Dënimi Salianji u vetëdorëzua në Policinë e Tiranës një ditë pas vendimit të Apelit që e shpalli fajtor. Sipas drejtësisë, ai publikoi një provë të rremë, një audiopërgjim përmes të cilit tentoi të implikonte në trafik droge Geron, alias Agron Xhafaj, vëllai i ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.  

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme