Politika 15 October 2024, 09:51 Nga VNA

La Repubblica: Marrëveshja me Shqipërinë bllof i madh, vetëm 16 emigrantë në anijen e parë

Ndaje në Whatsapp
La Repubblica: Marrëveshja me Shqipërinë bllof i madh, vetëm

Anija italiane “Libra” e Marinës Ushtarake është nisur drejt Shqipërisë për të transportuar grupin e parë të emigrantëve në kampin e Gjadrit. Sipas raportimeve të “La Repubblica”, në bord ndodhen 16 emigrantë meshkuj, të kapur në det të hapur. Nga këta, 10 janë nga Bangladeshi dhe 6 nga Egjipti. Anija pritet të mbërrijë në portin e Shëngjinit të mërkurën në mëngjes, ku do të dorëzohen për procedurat e mëtejshme.

Vetëm 16 undrejt 200 vendeve që, sipas asaj që mësohej, do të ishin të disponueshme në anijen qendrore që supozohej të mblidhte dhe më pas të transferonte emigrantët e kapur në ujërat ndërkombëtare të Mesdheut. Jo vetëm kaq. Emigrantët që udhëtojnë drejt portit të Shëngjinit, ku është ngritur pika e identifikimit, janë 6 shtetas egjiptianë dhe 10 Bangladesh, të cilët, në bazë të një vendimi të fundit të Gjykatës së BE-së, nuk mund t'i nënshtroheshin procedurave të përshpejtuara për ekzaminim.

Sipas “La Repubblica”, para nisjes së emigrantëve drejt Shqipërisë, u krye një kontroll fillestar për të siguruar që ata plotësonin kriteret e përcaktuara nga protokolli: të jenë burra dhe të vijnë nga vende të sigurta. Ndërkohë, gratë, të miturit, personat që kanë pësuar tortura dhe ata me probleme shëndetësore nuk përfshihen në këtë transferim. Ata dërgohen në Lampedusa, ku presin që kërkesa e tyre për azil të shqyrtohet nga komisionet territoriale përkatëse.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme