Politika 15 October 2024, 08:20 Nga VNA

Shqipëria dhe BE mbajnë Konferencën e Dytë Ndërqeveritare në Luksemburg

Ndaje në Whatsapp
Shqipëria dhe BE mbajnë Konferencën e Dytë

Sot, Shqipëria dhe Bashkimi Europian do të zhvillojnë Konferencën e Dytë Ndërqeveritare në Luksemburg, një hap kyç në procesin e integrimit të vendit tonë në BE. Delegacioni shqiptar përfaqësohet nga kryeministri Edi Rama, Kryenegociatorja Majlina Dhuka dhe Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani. Takimi do të fillojë në orën 08:00 dhe do të drejtohet nga kryeministri Rama dhe ministri i Punëve të Jashtme të Hungarisë, Peter Szijjarto, vend që aktualisht mban presidencën e radhës së BE-së.

Pas përfundimit të takimit, rreth orës 09:25, pritet një konferencë për shtyp nga Rama dhe Szijjarto. Në tryezë do të jenë edhe zv/ministrat shqiptarë, që përfaqësojnë sektorët e kapitujve të negocimit. Ky takim përqendrohet te grup-kapitulli i parë i njohur si “Themeloret”, që përfshin fusha të rëndësishme si drejtësia, gjyqësori, funksionimi i institucioneve demokratike, prokurimi publik dhe reforma e administratës publike. Ky kapitull është thelbësor dhe do të përcaktojë ritmin e përgjithshëm të negociatave për integrimin në BE.

Në grupkapitullin 1, përfshihen fushat dhe kapitujt e negociatave si:

Funksionimi i institucioneve demokratike dhe reforma e administratës publike

Kapitulli 23 – Gjyqësori dhe të drejtat themelore

Kapitulli 24 – Drejtësia, liria dhe siguria

Kriteret ekonomike

Kapitulli 5 – Prokurimi publik

Kapitulli 18 – Statistikat

Kapitulli 32 – Kontrolli financiar

Pas prezantimit të metodologjisë së rishikuar për negociatat e anëtarësimit në vitin 2020, kapitujt negociues ndahen në gjashtë grupime tematike: Themeloret; Tregu i brendshëm; Konkurrueshmëria dhe rritja gjithëpërfshirëse; Axhenda e gjelbër dhe lidhja e qëndrueshme; Burimet, bujqësia dhe kohezioni; dhe marrëdhëniet me jashtë.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme