Politika 14 October 2024, 12:22 Nga VNA

Gjykata dënon me burg babain e Arben Malokut për ndërtim të paligjshëm, kompania e tij fitoi tendera te Bashkia Tiranë. Si e vlerësonte Erjon Veliaj

Ndaje në Whatsapp
Gjykata dënon me burg babain e Arben Malokut për ndërtim të

Në muajin maj, larg vëmendjes mediatike, Gjykata e Tiranës ka firmosur një vendim përmes të cilit e cilëson fajtor dhe dënon administratorin e shoqërisë “Arb&Trans 2010”, Shyqyri Maloku, me akuzën e ndërtimit të paligjshëm kryer në bashkëpunim. Maloku, babai i Arben Malokut, zyrtar socialist, është dënuar për këtë çështje me 3 vite burgim. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi i reduktohet në 2 vite.

Bëhet fjalë për një pallat 13 katësh pranë rrugës Myslym Shyri në kryeqytet, i cili u zbulua me shkelje të rënda të lejes së ndërtimit. Ngjarja e ka zanafillën tek denoncimi i ministrit të Brendshëm asokohe, Bledi Çuçi, gjatë fushatës së qeverisë për denoncimin e shtesave pa leje në gratacielat e Tiranës. Këto shtesa u sekuestruan, por më pas iu rishitën sërish pronarëve të tyre me çmim reference. “Ky subjekt ka jo vetëm kate pa leje, por edhe një ndryshim skandaloz të projektit nga ai i miratuar,” deklaroi Çuçi teksa ndodhej para pallatit, ndërkohë që krah tij ishte Dallëndyshe Bici, që në atë kohë drejtonte IKMT-në.

Pallati në fjalë rezultoi se ishte ndërtuar nga kompania “ARB & TRANS-2010”, e themeluar nga Arben Maloku, i cili për disa kohë ka mbajtur detyrën e kryetarit të Partisë Socialiste në njësinë administrative Zall-Herr. Sikurse rezulton nga historiku i kompanisë, Arben Maloku e themeloi atë në 2010 dhe 8 vite më vonë ia shiti aksionet vjehrrit të tij. Në 2021, ky i fundit ia dhuroi aksionet Shyqyri Malokut, babait të Arben Malokut, tashmë i dënuar nga Gjykata e Tiranës për ndërtim të paligjshëm.

Lidhur me pallatin në fjalë, leja e ndërtimit është firmosur nga Bashkia Tiranë. Arben Maloku është shfaqur shpeshherë krah kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, në aktivitete të ndryshme politike. Kompania, që tashmë është në pronësi të familjarëve të tij, ka përfituar tenderë publikë nga Bashkia e kryeqytetit përgjatë viteve 2019-2022. Madje, në një dalje publike përkrah Malokut, vetë Veliaj nuk i ka kursyer fjalët e mira për të.

Megjithatë, fjalët e mira të Veliajt nuk e kanë ndihmuar Arben Malokun të shmangë dënimin nga gjykata. Maloku është shpallur fajtor për “Arb&Trans 2010” sh.p.k dhe është dënuar me gjobë prej 1 milion e 400 mijë lekë, të cilën duhet ta shlyejë brenda afatit 1-vjeçar nga dita që vendimi merr formë të prerë. “Në bazë të nenit 10 të ligjit nr. 9754 ‘Për përgjegjësinë penale të personit juridik’, ndalohet marrja pjesë ose përdorimi i licencave, autorizimeve, koncesioneve, subvencioneve,” thuhet në vendimin e gjykatës.

Nga hetimi i prokurorisë rezultoi se “nga analiza e të gjitha rrethanave, të gjithë të dyshuarit kanë qenë në dijeni të kryerjes së ndërtimit në shkelje të rëndë të lejes së ndërtimit dhe në këto kushte kanë vijuar të japin secili kontributin e tij për të vijuar me situatën e paligjshmërisë”. Ky vendim është ankimuar në Apelin e Juridiksionit të Përgjithshëm.

Në përfundim, ajo që shihet qartë është se lufta e klaneve brenda PS dhe interesat e individëve brenda saj vijojnë në mënyrë selektive të penalizojnë ish të preferuarit e “shefave”. Rasti në fjalë, si denoncim i ish-ministrit të Brendshëm, ngre pyetjen e madhe: Si është e mundur që denoncimet publike me kamera përdoren nga shtetarët, të cilët kanë hapësirën ligjore të monitorojnë punën dhe biznesin e gjithkujt? A është kjo një mënyrë propagande apo selektimi të denoncimeve të qeverisë për bizneset që qartazi janë përfituese të fondeve shtetërore?

Video

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme