Politika 15 October 2024, 09:03 Nga VNA

Rama nga Luksemburgu: Nisim me pjesën më të vështirë të punës

Ndaje në Whatsapp
Rama nga Luksemburgu: Nisim me pjesën më të vështirë

Kryeministri Rama, ka njoftuar se Shqipëria ka hapur pesë kapituj të rinj në negociatat për anëtarësim në Bashkimin Europian, së bashku me tre kritere që vendi duhet të përmbushë për të avancuar në procesin e integrimit. Ai theksoi se këto hapa janë pjesë e fazës më të vështirë të punës, por edhe më vendimtare për përparimin e Shqipërisë drejt BE-së.

“Po përballemi me një fazë kritike ku hapen pesë kapituj dhe përfshihen tre kritere të reja. Këto do të na ndihmojnë të përmbushim afatet dhe të realizojmë ato që na kërkohen në këtë proces,” tha Rama. Kryeministri nënvizoi përkushtimin e palëkundur të Shqipërisë për t’u bërë pjesë e BE-së, një rrugë që vendi e ka ndjekur me përkushtim që nga largimi prej diktaturës.

“Pavarësisht sfidave brenda BE-së, ne nuk kemi hequr dorë, sepse BE është e ardhmja jonë dhe ajo që duam t’ua lëmë brezave të ardhshëm,” theksoi ai.

Rama gjithashtu theksoi se lufta e nisur nga Vladimir Putin në Ukrainë ka qenë një moment kthesë për Europën, duke ndihmuar edhe skeptikët e zgjerimit të kuptojnë rëndësinë strategjike të Ballkanit Perëndimor.

“Ky moment është i veçantë falë luftës së Putinit, që zgjojë edhe skeptikët më të mëdhenj dhe i bëri të kuptojnë që Ballkani Perëndimor është po aq i rëndësishëm për BE-në sa është BE për ne,” përfundoi kryeministri.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme