Politika 15 October 2024, 10:50 Nga VNA

Rama: Me ndihmën e Putinit, Europa u zgjua – Shqipëria s’ka rrugë tjetër veç BE-së

Ndaje në Whatsapp
Rama: Me ndihmën e Putinit, Europa u zgjua – Shqipëria

Kryeministri Rama deklaroi se Bashkimi Europian ka nevojë për Ballkanin Perëndimor po aq sa rajoni për BE-në. Rama ironizoi Unionin duke thënë se agresioni i Vladimir Putin në Ukrainë përshpejtoi proceset europiane, duke nxjerrë në pah dobësitë e vetëmjaftueshmërisë së kontinentit.

“Fatkeqësisht, me ndihmën e Putinit ky proces u përshpejtua pas agresionit në Ukrainë. Ishte një zile zgjimi se iluzioni i vetëmjaftueshmërisë është vetëm një iluzion. Keni nevojë për Ballkanin Perëndimor aq sa ne kemi për ju,” tha Rama.

Kryeministri Rama theksoi gjithashtu se për shqiptarët nuk ka alternativë tjetër përveç BE-së kur bëhet fjalë për liritë individuale, sundimin e ligjit dhe demokracinë funksionale. Sipas Ramës, zgjedhja e një alternative ndaj anëtarësimit të plotë në BE do të nënkuptonte heqjen dorë nga mënyra e jetesës europiane që shqiptarët kanë përqafuar pas periudhave të errëta historike nën perandori dhe regjime të imponuara.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme