Politika 15 October 2024, 20:01 Nga VNA

Adriatik Lapaj kundër Berishës dhe Metës. Duhet të ishin larguar me kohë

Ndaje në Whatsapp
Adriatik Lapaj kundër Berishës dhe Metës. Duhet të ishin

Adriatik Lapaj i pyetur për Sali Berishën thotë se po të kishte qenë babai i tij do i thoshte tërhiqu. Sipas tij kjo është qasje e gabuar për të mos lëshuar stafetë, sepse nuk do marri gjë me vete në atë botë. "Po të kish qenë baba im, do i thoja tërhiqu. Çdo gjë ka kufi. Jeta është stafetë. Ja luftoi, dhe ja do vijë dita për të ikur nga kjo botë. Kur do na vijë stafeta? Kur linda unë Berisha u bë presidenti. Si t’ia bëj të bëhem sa Berisha, që të më vijë stafeta? Ka bërë ca gjëra mirë, ka bërë ca gjëra keq. Nuk mund trë rrimë peng kështu si brezi i prindërve tanë me Enverin. Është stafetë. Ka njeriu kënaqësi të shohi mbesat dhe djemtë të ecin. Çfarë është qasje kështu? Sëpata, hanxharë, sikur do i marri në varr. Ç’është ky sport, sikur do i marri në atë botë. Ka një limit, ka një sens mase. Edhe ujin po ta pish pa masë kalon në gjendje kome, të bën dëm. Ç’është kjo qasje, të pangopur?! Hyra po, bëra ciklin tim 10 12 vjet hap krahun", tha ai për Report TV. Ai foli dhe për Ilir Metën. "Çfarë të them, 33 vjet deputet, ministër i jashtëm, ekonomie, kryeministër, kryeparlamentar, president. Nuk ka më lart. Ky shteti jonë kaq poste ka. Di unë tani? Si nuk bezdisen? Bezdiset njeriu. Është bukur dhe të peshkosh më burrë, të bësh dhe një pikturë kur perëndon dielli. Ç’është kjo, zyra, zyra, makina, makina, badigarda, badigarda. Jam i habitur. Çuditem. Këta nuk i lënë mundësi as fëmijëve të tyre. Nuk i lënë fëmijët të bëjnë karrierë", tha ai.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme