Politika 15 Tetor 2024, 19:49 Nga VNA

Edi Rama i jep oksigjen komisionit Xhafaj. Si po përpiqet kryeministri të verë në funksionim punën e komisionit të refuzuar nga institucionet e drejtësisë

Ndaje në Whatsapp
Edi Rama i jep oksigjen komisionit Xhafaj. Si po përpiqet kryeministri

Kryeministri Edi Rama nuk e ka përmbajtur dot entuziazmin për hapjen e grupkapitullit të parë të negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Edhe pse në fakt ky togfjalësh është thuajse i pakuptueshëm për shqiptarët e zakonshëm, paketimi euforik i kryeministrit e bën të duket si një arritje të madhe të një qeverie që në vitin e 12-të të saj është thuajse në të njëjtat nivele me ato të kohës kur mori pushtetin. Por më shumë se anëtarësimi në BE, një proces i gjatë dhe i lodhshëm, Edi Rama nuk ka ngurruar të shprehë dhe ngazëllimin se me detyrat e reja nga BE do t’i gjejë me ç’te merret dhe Fatmir Xhafaj në komisionin e drejtuar nga ky i fundit.

“Mbase përmbajtja e këtij Grupi-Kapitujsh dhe volumi i detyrave për t’u kryer, do t’ua ndriçojë fillin e arsyes edhe të gjithë atyre që ngritën akuza të paarsyeshme kundër Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Mirëqeverisjen, Sundimin e Ligjit dhe Antikorrupsionin” - shkruan kryeministri në një postim të posaçëm në FB duke pretenduar se një komision që nisi punë në gusht dhe u refuzua nga institucionet e pavarura të drejtësisë në tetor paska mision tashmë të përmbushë rekomandimet e BE-së. Gjë që duket e vështirë të ndodhë edhe kur lexon me vëmendje dy deklaratat e fundit publike të ambasadorit të BE-së në Tiranë, Gonzato, dhe qëndrimet e tij të qarta kundër ndërhyrjes së komisionit Xhafaj në punën e institucioneve të pavarura të drejtësisë.

Në këto kohë kur flitet kaq shumë për integrimin, ndoshta mënyra më e mirë për të mbuluar dështimin e një komisioni (apo personi) është t’i veshësh atij detyra dhe misione që pakkush i kupton, por që kanë llustrën “integrimi në BE”. Pas refuzimit harmonik të institucioneve të pavarura ndaj komisionit Xhafaj, Edi Rama po gjen një mënyrë që mos ta nxjerrë të turpëruar një nga hartuesit e reformës në drejtësi. Që këtë herë me përpjekjet për të bërë “reformë mbi reformën” nuk ia doli dot të plotësojë orekset e mazhorancës apo inatet e vogla të politikës.

Për të parë se sa i efektshëm do të jetë ky komision duhen pritur rezultatet e takimeve dhe bisedimeve të kryetarit të tij Fatmir Xhafaj me delegacionet e BE. Deri atëherë mbeten në fuqi qëndrimet e ambasadorit të BE Gonzato për moscënimin e punës së institucioneve të drejtësisë.

Video

Izraelitë të armatosur hapën zjarr në qytetin Sa’ir në Bregun Perëndimor të pushtuar. Grupi i izraelitëve me rroba civile u pa duke iu afruar palestinezëve me mitralozë në duar, në pozicion të gatshëm për të qëlluar.

Një re e dendur me pluhur portokalli ka mbuluar Gazën ndërsa një stuhi e fortë rëre ka përfshirë vendin. Erërat e forta dhe pluhuri kanë goditur kampet ku strehohen mijëra të zhvendosur, duke përkeqësuar më tej kushtet tashmë të vështira humanitare në këtë zonë të rrethuar. Autoritetet lokale paralajmërojnë se situata kërkon ndihmë urgjente për banorët më të prekur.

Avokati i Tik Tok-ut kundër Gjykatës Kushtetuese

Motoristët që punojnë për platformën e shpërndarjes Wolt në Shqipëri kanë nisur protesta ditët e fundit, duke ngritur shqetësime për kushtet e punës dhe pagesat. Ata pretendojnë se kushtet e punës janë të vështira dhe pagat të ulëta, duke shprehur shqetësimin se kompanitë po punësojnë gjithnjë e më shumë punëtorë të huaj me paga minimale.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme