Këngëtarja e njohur shqiptare, Bleona Qerreti, ka postuar së fundmi një foto me ish-presidentin Donald Trump. Kandidati për president dhe këngëtarja janë takuar gjatë një eventi me shqiptarët në Michigan, ku Bleona i ka ftuar të votojnë për kandidatin republikan.
“Në Michigan, diaspora shqiptare ka luajtur një rol vendimtar, por vitet e fundit shumë prej tyre janë ndjerë të përjashtuar nga drejtimi që po merr vendi. Pikërisht kjo dëshirë për një udhëheqje të guximshme dhe parimore ka shtyrë mbështetjen tonë të palëkundur për Presidentin,” shkruan Bleona në postimin e saj.
Pak ditë më parë, Belind Këlliçi postoi gjithashtu një foto me Donald Trump përpara një takimi elektoral të kandidatit republikan. Sfondi dhe pozicioni i ngjashëm i fotove të Këlliçit dhe Bleonës mund të jenë rastësi, por fakti mbetet që të dy, zyrtarisht, kanë bërë fushatë për Donald Trump. Kjo i bën ata të dy ndër të vetmit shqiptarë të përfshirë kaq seriozisht në betejën Trump-Harris në zgjedhjet presidenciale, të cilat pritet të zhvillohen pas pak javësh.
Pamje tronditëse vijnë nga zona e Dukagjinit, ku një masiv dheu është shkëputur nga mali dhe ka përfunduar mbi rrugën Kir–Ndërlysaj.
Fatmirësisht, ngjarja nuk ka shkaktuar të lënduar, pasi në momentin e rrëshqitjes së dheut nuk po kalonte asnjë automjet në segmentin rrugor.
https://www.vna.al/kronika/rrezohen-gure-ne-rruge-bllokohet-aksi-kirnderlysaj-ne-dukagjin-i16579

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore Rajoni Durrës–Kavajë, në bashkëpunim me SPAK, ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë G. H., me detyrë Trupë Shërbimi i Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Durrës.
Sipas AMP, arrestimi u krye pas veprimeve hetimore, gjatë të cilave u provua se punonjësi i policisë kishte kërkuar dhe marrë nga shtetasi E. S. shumën prej 60 mijë lekësh të reja, në këmbim të nxjerrjes së mjetit nga pika e bllokimit dhe mosvendosjes së një mase administrative.
https://www.vna.al/kronika/arrestohet-ne-flagrance-efektivi-i-policise-ne-durres-mori-60-mije-leke--i16575

Zohran Mamdani, kryetari i ri i Nju Jorkut, sfidon Donald Trumpin që në ditën e parë!
Në fjalimin e fitores, 34-vjeçari demokrat i drejtoi katër fjalë presidentit: “Turn the volume up!” – një mesazh i fortë për t’i bërë të ditur se qyteti nuk ka ndërmend të heshtë.
Mamdani, një socialist demokrat me rrënjë emigrante, premton të përballet me politikat e Trumpit, veçanërisht në fushën e imigracionit dhe kostos së jetesës. Agjenda e tij përfshin ngrirje të qirave, kujdes universal për fëmijët dhe masa të reja për të lehtësuar barrën e qytetarëve.
“Nëse ka një mënyrë për të ndalur një despot, është duke shkatërruar kushtet që e ushqejnë pushtetin e tij,” tha ai mes duartrokitjeve të mbështetësve.

Humbja në Nju Jork, reagon presidenti amerikan Donald Trump
Rezultatet jo të favorshme për republikanët janë pranuar nga vetë Donald Trump, i cili u takua këtë mëngjes me ligjvënës të partisë konservatore.
Një ditë pas zgjedhjes historike të Zohran Mamdani si kryetar bashkie i Nju Jorkut, presidenti amerikan pranoi: “Nuk mendoj se ishte mirë për republikanët.”
Trump fajësoi mbylljen e qeverisë për humbjen, duke theksuar se sondazhet tregojnë se publiku ia atribuon fajin më shumë atij dhe republikanëve.
Në të njëjtën kohë, ai i bëri thirrje senatorëve republikanë që të shfuqizojnë filibusterin, një procedurë që lejon debate të pafundme në Senat dhe shpesh bllokon miratimin e projektligjeve.
“Është koha që republikanët të bëjnë atë që duhet të bëjnë,” tha ai, duke paralajmëruar se përndryshe partia do të mbetet në një pozitë të pafavorshme.