Politika 16 October 2024, 20:44 Nga VNA

Qeveria hedh hapin tjetër për legalizimin e kanabisit, zërat kritikë i ka zënë heshtja

Ndaje në Whatsapp
Qeveria hedh hapin tjetër për legalizimin e kanabisit, zërat

Edhe pse një pjesë e deputetëve të mazhorancës nuk ishin dakord me projektligjin për legalizimin e kanabisit, qeveria ka ndërmarrë hapin e radhës, duke miratuar sot procedurën dhe mënyrën e përdorimit të të ardhurave të Agjencisë Kombëtare të Kontrollit të Kanabisit.

Sipas vendimit, të ardhurat nga tarifa e licencës për subjektet aplikante derdhen plotësisht (100%) në buxhetin e shtetit. Ndërkohë, të ardhurat nga tarifa vjetore për aktivitetin e subjekteve të licencuara do të shpërndahen në këtë mënyrë: 70% në buxhetin e shtetit dhe 30% do të përdoren nga Agjencia.

Kjo nismë, që në fillimet e saj ka ngjallur shumë debate në opinionin publik dhe brenda vetë mazhorancës. Deputetët Pandeli Majko dhe Fatmir Xhafaj kanë qenë kritikë ndaj saj, duke refuzuar ta votojnë në Komisionin e Ligjeve. Edhe Erion Braçe ka shprehur shqetësime, veçanërisht për ndikimin që legalizimi mund të ketë në fuqinë punëtore të sektorit të bujqësisë, i cili tashmë po përballet me mungesë të punëtorëve.

Megjithatë, kundërshtimi i deputetëve socialistë ka qenë i përkohshëm; kur e kuptuan se kryeministri ishte i vendosur për legalizimin, kundërshtimet u zhdukën. Tani që nisma po bëhet realitet, nuk ka asnjë reagim publik nga ana e tyre. Nga ana tjetër, edhe përfaqësuesit e opozitës po qëndrojnë në heshtje, pa bërë asnjë deklaratë kundërshtuese.

Ekspertët e ekonomisë kanë shprehur shqetësime për mungesën e transparencës nga kompanitë që do të licencohen, si dhe për rrezikun e nxitjes së kultivimit të paligjshëm të kanabisit. Këto shqetësime bazohen edhe në faktin se Shqipëria ka pasur vështirësi në kontrollin e territorit, duke qenë se kanabisi ka qenë një nga bimët më të kultivuara në 20 vitet e fundit.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme