Politika 16 Tetor 2024, 14:44 Nga VNA

Në 23 Tetor deputetët e opozitës protestë para Parlamentit Europian

Ndaje në Whatsapp
Në 23 Tetor deputetët e opozitës protestë para Parlamentit
  • ‌Këlliçi: Protestojmë për përjashtimin e deputetëve të PD nga Parlamenti dhe kauzat opozitare

Protesta e deputetëve të opozitës në Parlamentin Europian në Strasburg do të mbahet më datë 23 tetor. Burime mediatike bëjnë me dije se do të jenë mbi 30 deputetë të PD që do protestojnë. Ata do të kërkojnë sensibilizim dhe mbështetje për kauzat e opozitës. Protesta do jetë gjatë zhvillimit të seancës plenare në Parlamentin Europian në Strasburg. Përveç protestës, mësohet se deputetët e PD do të zhvillojnë takime me përfaqësues dhe anëtarë të Parlamentit Europian. Një javë më parë ish deputeti demokrat Belind Këlliçi, i ftuar në Debat nga Alba Alishani në A2 CNN,  tregoi se po diskutohej mundësia e mbajtjes së  kësaj proteste në Parlamentin Europian nga deputetët e PD-së. “Besoj brenda javës tjetër do të kemi protestën e radhës. Po diskutohen disa formate. Është hedhur ideja nga një grup deputetësh për të shkuar të protestojmë para Parlamentit Europian, ku të shkojnë jo vetëm 24 deputetët e përjashtuar, por të gjithë grupi parlamentar i deputetëve dhe shqiptarët që jetojnë në Bruksel për të ndërgjegjësuar PE-së për situatën që ndodhet Shqipëria. Kjo është një ide, por jo një vendim i marrë. Gjithsesi, unë mendoj se do të bënin gjënë e duhur nëse do ta merrnin këtë nismë. Po ashtu, diskutohet për një aksion tjetër konkret në parlament, por duke qenë se kemi 24 deputetë të përjashtuar, balancat nuk janë ato që duhet të ishin. Po diskutohet zhvendosja e protestës në një nga qarqet e rëndësishme të vendit, aty ku po ndodh një nga aferat më korruptive pas aferës së famshme të inceneratorëve. Brenda javës tjetër do të vazhdojë aksioni”, tha Këlliçi në Debat.  (A2 Televizion). Protesta e fundit e opozitës u zhvillua në Tiranë më 7 tetor dhe erdhi si reagim pas dënimit me 1 vit burg dhe më tej arrestimit të ish-deputetit të PD Ervin Salianji lidhur me dosjen “Babale”.

Video

Izraelitë të armatosur hapën zjarr në qytetin Sa’ir në Bregun Perëndimor të pushtuar. Grupi i izraelitëve me rroba civile u pa duke iu afruar palestinezëve me mitralozë në duar, në pozicion të gatshëm për të qëlluar.

Një re e dendur me pluhur portokalli ka mbuluar Gazën ndërsa një stuhi e fortë rëre ka përfshirë vendin. Erërat e forta dhe pluhuri kanë goditur kampet ku strehohen mijëra të zhvendosur, duke përkeqësuar më tej kushtet tashmë të vështira humanitare në këtë zonë të rrethuar. Autoritetet lokale paralajmërojnë se situata kërkon ndihmë urgjente për banorët më të prekur.

Avokati i Tik Tok-ut kundër Gjykatës Kushtetuese

Motoristët që punojnë për platformën e shpërndarjes Wolt në Shqipëri kanë nisur protesta ditët e fundit, duke ngritur shqetësime për kushtet e punës dhe pagesat. Ata pretendojnë se kushtet e punës janë të vështira dhe pagat të ulëta, duke shprehur shqetësimin se kompanitë po punësojnë gjithnjë e më shumë punëtorë të huaj me paga minimale.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme