Politika 17 October 2024, 10:27 Nga VNA

Gazment Bardhi përsërit akuzat për lidhjen e Elisa Spiropalit dhe Pëllumb Gjokës. Lidhjet e supozuara dhe e vërteta për investitorin strategjik me kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë

Ndaje në Whatsapp
Gazment Bardhi përsërit akuzat për lidhjen e Elisa Spiropalit dhe

Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, deklaroi se “Kryetarja e Kuvendit ka një nostalgji për qelinë e burgut të Pëllumb Gjokës.” Këtë deklaratë ai e bëri në oborrin përpara sallës së Kuvendit, ku deputetët e opozitës po pengoheshin nga Garda për të hyrë në punimet e seancës plenare.

Zoti Bardhi përsëriti akuzën e tij për një lidhje të supozuar mes Elisa Spiropalit dhe Pëllumb Gjokës. Kjo nuk është hera e parë që Bardhi akuzon kryetaren e Kuvendit për një lidhje me investitorin strategjik të qeverisë Rama, mbi të cilin rëndon akuza për përfshirje në një grup të strukturuar kriminal dhe kryerje veprash penale nga ky grup.

Edhe pse akuzat e zotit Bardhi mbeten të paqarta, ai i kërkoi gazetarëve të pyesin zonjën Spiropali për marrëdhënien e saj me Pëllumb Gjokën. Ky i fundit, nëpërmjet avokatëve të tij, ka depozituar një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese për të shfuqizuar përdorimin si provë të përgjimeve nga EnchroChat dhe Sky ECC, çështje që pritet të shqyrtohet në ditët në vijim.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme