Politika 17 October 2024, 13:25 Nga VNA

PD kallëzim në SPAK ndaj Kryetares së Kuvendit dhe zyrtarëve të lartë, pas tensioneve dhe përplasjes në Parlament

Ndaje në Whatsapp
PD kallëzim në SPAK ndaj Kryetares së Kuvendit dhe zyrtarëve

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka njoftuar sot se do të paraqesë një kallëzim penal në Prokurorinë e Posaçme kundër Kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali, Ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha, Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Ilir Proda, Drejtorit të Policisë së Tiranës Tonin Vocaj, dhe disa punonjësve të paidentifikuar të policisë.

Ky kallëzim vjen pas përplasjeve dhe tensioneve të forta gjatë seancës parlamentare të sotme, si dhe protestës që u zhvillua përpara Bashkisë. Sipas PD-së, deputetët e tyre janë kërcënuar me armë zjarri nga disa persona të armatosur që u futën në Kuvend. “Persona të armatosur hynë në Kuvend dhe kërcënuan deputetët tanë me armë”, ka deklaruar PD në kallëzimin e saj.

PD e cilëson këtë incident si një veprim të paprecedent dhe të rrezikshëm për demokracinë, duke kërkuar hetim të menjëhershëm nga autoritetet përkatëse. Partia e opozitës paralajmëron gjithashtu protesta dhe veprime të tjera ligjore për të mbrojtur të drejtat e saj dhe të deputetëve.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme