Politika 17 October 2024, 18:28 Nga VNA

Takimi i Nancy VanHorn me Altin Dumanin/ Ambasada e SHBA zbardh bisedimet: Vlerësoi arritjet e SPAK në ndjekjen e korrupsionit dhe krimit

Ndaje në Whatsapp
Takimi i Nancy VanHorn me Altin Dumanin/ Ambasada e SHBA zbardh bisedimet:

Ambasada amerikane në Tiranë ka zbardhur takimin e të ngarkuarës me Punë të SHBA, Nancy VanHorn me kreun e SPAK, Altin Dumani.

Në postimin e Ambasadës thuhet se VanHorn vlerësoi arritjet e SPAK në ndjekjen e suksesshme të korrupsionit dhe krimit të organizuar në nivelet më të larta.

Gjithashtu Dumani dhe VanHorn diskutuan se si SPAK dhe NBI nuk mund ta bëjnë këtë punë vetëm dhe duhet të mbështeten në institucione si policia, gjykatat, prokuroritë, zyrat e vettingut, inspektoriatet dhe këshillat për të bërë pjesën e tyre me pavarësi, përkushtim dhe integritet.

Postimi i plotë

E ngarkuara me punë Nancy VanHorn, u takua sërish me Kryeprokurorin e Posaçëm të SPAK-ut, Altin Dumani dhe vlerësoi arritjet e SPAK-ut në ndjekjen e suksesshme të korrupsionit dhe krimit të organizuar në nivelet më të larta. Znj. VanHorn dhe z. Dumani diskutuan se si SPAK dhe NBI nuk mund ta bëjnë këtë punë vetëm dhe duhet të mbështeten në institucione si policia, gjykatat, prokuroritë, zyrat e vettingut, inspektoriatet dhe këshillat për të bërë pjesën e tyre me pavarësi, përkushtim dhe integritet. Kjo është thelbësore për mbrojtjen e arritjeve që Shqipëria ka bërë në sundimin e ligjit, një pjesë kyçe e procesit të anëtarësimit në BE.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme