Politika 18 October 2024, 15:44 Nga VNA

Gjykata e Romës kërkon kthimin e 12 emigrantëve nga Shqipëria në Itali

Ndaje në Whatsapp
Gjykata e Romës kërkon kthimin e 12 emigrantëve nga

Gjykata e seksionit të emigracionit në Romë ka vendosur që 12 emigrantët, të cilët u transferuan nga Italia në Shqipëri, duhet të kthehen sërish në Itali. Sipas raportimit të gazetës La Repubblica, magjistratët romakë nuk vërtetuan ndalimin e azilkërkuesve nga Egjipti dhe Bangladeshi, të cilët u shpëtuan nga Policia Financiare italiane më 13 tetor në ujërat ndërkombëtare të zonës SAR të Italisë.

Pas shpëtimit, emigrantët u transferuan fillimisht në portin e Shëngjinit dhe më pas në qendrën e paraburgimit në Gjadër, Shqipëri. Megjithatë, gjykata vendosi që ata duhet të rikthehen në territorin italian, duke mohuar kështu qëndrimin e tyre në Shqipëri.

Ky vendim i Gjykatës së Romës bazohet në një vendim të Gjykatës së Drejtësisë Evropiane më 4 tetor për azil kërkuesit e vendeve të pasigurta.

Sipas vendimit të Gjykatës së Romës, Egjipti dhe Bangladeshi konsiderohen vende të pasigurta dhe për këtë arsye emigrantët duhet të qëndrojnë në Itali.

Emigrantët në qendrat përtej kufirit nuk mund të qëndrojnë dhe as të lihen të lirë në territorin shqiptar. Këtë e ka përsëritur edhe kryeministri Edi Rama në intervistën e dhënë për La Repubblica. Kështu, emigrantët do të duhet të hipin sërish në një anije për t’u kthyer në Itali, në portin ku qeveria italiane vendos t’i lërë të zbarkojnë.

Më pas ata do të kenë 14 ditë nga dita e sotme për të apeluar kundër refuzimit të kërkesës së tyre për azil tek të njëjtat gjyqtarë të seksionit të imigracionit, të cilët do ta vlerësojnë atë rast pas rasti. Por duke qenë se refuzimet janë bërë nga procedurat kufitare të cilat tashmë janë të pazbatueshme, ka shumë të ngjarë që kërkesat për azil të rivlerësohen sipas procedurave të zakonshme që zgjasin më shumë.

 

“Prandaj autoritetet italiane kanë për detyrë të kthejnë të arrestuarit në Itali dhe t’i lejojnë ata të ushtrojnë të drejtën e azilit në territorin italian”,sqarojnë avokatët Silvia Calderoni, Paolo Iafrate dhe Arturo Salerni, të cilët po ndihmojnë një shtetas nga Bangladeshi të 12 të ndaluarit në Gjadër.

Nga 85 të shpëtuar në det nga katër varka, vetëm 16 u dërguan në anijen 13-vendëshe të Marinës. Dy të mitur të tjerë janë kthyer mbrapsht sapo kanë mbërritur në portin e Shëngjinit. Monitorimi i cenueshmërisë më pas përjashtoi dy të tjerë. Qendrat shqiptare me mijëra vende që funksionojnë që nga 13 tetori mund të mbeten bosh nga mbrëmja e sotme”,shkruan La Rrpubblica.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme