Politika 18 October 2024, 19:13 Nga VNA

Spiropali ‘u jep leksione’ rektorëve të universiteteve

Ndaje në Whatsapp
Spiropali ‘u jep leksione’ rektorëve të universiteteve

Rektorët e universiteteve, që në një vend normal përfaqësojnë elitën intelektuale dhe udhëheqin grupe të rëndësishme të shoqërisë, sot morën “leksione” akademike nga Elisa Spiropali. Kryetarja e Kuvendit zhvilloi një takim këtë të premte me rektorë dhe përfaqësues të institucioneve të arsimit të lartë, publike dhe private, me shqetësimin kryesor të fokusuar te financimi. Zonja Spiropali u dha rektorëve këshilla mbi mënyrat se si universitetet mund të përdorin metoda inovative për të rritur financimet dhe për të forcuar lidhjet mes sektorit publik dhe privat.

Sipas saj, “Thelbësore është krijimi i platformave të bashkëpunimit mes universiteteve dhe Kuvendit, duke nxitur projekte të përbashkëta kërkimore dhe mbështetur inovacionin në fusha strategjike.”

Takimi, më shumë se një diskutim i nivelit akademik, ngjante me një takim politik elektoral, ndërkohë që ata që duhet të jenë modeli për politikanët, mbanin shënim këshillat e Spiropalit. Në çdo vend normal të qytetëruar, është utopike që rektorët, ajka e mendjeve të ndritura dhe burimi kryesor i dijes dhe inovacionit, të bëhen nxënësit e politikës. Por kur e mendon se disa prej tyre në fakt titujt akademikë i kanë fituar me punime plagjiaturë, ndoshta ajo që meritojnë është të dëgjojnë Elisen dhe spiropalizimin e asaj pak jete akademike që mund të ketë Shqipëria.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme