Politika 18 October 2024, 20:31 Nga VNA

Pasi ra dakord për mbylljen e listave, Berisha ‘hedh në kosh’ edhe votimin elektronik

Ndaje në Whatsapp
Pasi ra dakord për mbylljen e listave, Berisha ‘hedh në

Forca politike më e madhe e opozitës, Partia Demokratike nuk është dakord që për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025 të bëhet votim dhe numërim elektronik. Në përgjigjen e kthyer Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ditën e sotme, PD është shprehur mosdakordësi me pretekstin se  nuk është bërë një transparencë e plotë lidhur me problematikat që cilat kanë karakterizuar këtë proces në dy zgjedhjet pararendëse

“Në kushtet kur ende nuk është bërë një transparencë e plotë lidhur me problematikat që cilat kanë karakterizuar këtë proces në dy zgjedhjet pararendëse, në mungesë të mekanizmave efikase të adresimit të problematikave të konstatuara, si dhe në presionin e një kohe të pamjaftueshme për një implementim efikas të kësaj teknologjie në zgjedhjet e ardhshme, shprehim mosdakordësinë tonë lidhur me propozimin tuaj për implementimin e votimit elektronik në zgjedhjet për Kuvendin të vitit 2025”, thuhet në letrën e PD.

Votimi dhe numërimi elektronik kanë qenë një kusht i demokratëve i kërkuar në zgjedhjet e 2017-ës, me qëllim për të shmangur manipulimin e votës në qendrat e votimit. ndërsa sot Partia Demokratike ndryshon kurs 360 gradë dhe del kundër aplikimit të teknologjisë në zgjedhjet e 2025.

Pas përgjies së PD, nuk kanë munguar edhe reagimet e dy ish-drejtuesve të demokratëve. I pari ishte Lulzim Basha, i cili e quajti pjesë e pazarit të Ramës dhe Berishës, pas sabotimit të reformës zgjedhore.

“Të flakësh në plehra betejën disavjeçare të demokratëve për votim dhe numërim elektronik, është një akt poshtërues, që dëshmon edhe njëherë se Berisha dhe grupimi i tij u shërbejnë vetëm interesave të tyre të vogla dhe meskine. Pasi bashkoi votat me Ramën për amnistiminë e turpshme të të korruptuarve, pasi bashkoi votat me Ramën për mbylljen e listave, pas pazarit për vulën, Berisha ka humbur çdo legjitimim moral dhe politik, duke u shfaqur si paterica e Ramës, me të cilin ndanë të njëjtin fat” – tha Basha.

Gjithashtu edhe Enkelejd Alibeaj e ka ka quajtur vedimin e PD si pjesë e pazarit mes PS dhe PD. Ai tha se votim-numërimi elektronik godet sërish pas mbylljes së listave zgjedhore dhe synon të ruajë kontrollin mbi procesin zgjedhor nëpërmjet komisionerëve dhe numëruesve partiakë.

“Çështja e votim-numërimit elektronik për zgjedhjet e vitit 2025 ka kaluar në heshtje për shumicën, por ajo që po ndodh është një zhvillim i rëndësishëm që godet sërish pas mbylljes së listave zgjedhore në korrik të këtij viti. Me marrëveshjen e korrikut, shqiptarëve iu hoq e drejta për të zgjedhur deputetët që dëshirojnë, iu dhuruan 12 mandate ne tavolinë Partisë Socialiste dhe u kufizuan ne maksimum mundësitë e partive të reja për të hyrë në skenën parlamentare. Kjo tregon vazhdimin e marrëveshjes së heshtur ndërmjet PS dhe PD, që synon të ruajë kontrollin mbi procesin zgjedhor nëpërmjet komisionerëve dhe numëruesve partiakë, duke ruajtur ndikimin për votat që mund të hidhen nga subjektet e tjera zgjedhore, duke i vjedhur ato!

Kjo situatë është dëshmi e hidhur e pazarit që kulmoi në korrik me mbylljen e listave dhe që i ka rrënjët që në fillim të vitit, kur dështoi reforma zgjedhore. Një nga kërkesat e mia në atë kohë ishte votim-numërim elektronik në gjithë vendin. Kërkesë mëse normale si parakusht për të depolitizuar administratën zgjedhore. Në atë kohë, madje ishte llogaritur se kostoja e zgjerimit të votimit elektronik për të gjithë vendin nuk kapërcente 40 milionë euro, një shumë lehtësisht e përballueshme duke pasur parasysh që teknologjia mund të përdorej edhe për zgjedhje të tjera në të ardhmen” – u shpreh Alibeaj.

Kujtojmë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kishte propozuar që votimi dhe numërimi elektronik të bëheshin në qarqet Elbasan dhe Durrës, ndërsa PS ishte dakord të shtohej edhe qarku i Tiranës.

 

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme