Politika 19 October 2024, 11:34 Nga VNA

Meloni nuk tërhiqet, një grup tjetër me emigrantë pritet në Portin e Shengjinit

Ndaje në Whatsapp
Meloni nuk tërhiqet, një grup tjetër me emigrantë pritet

Pas përplasjes së ashpër mes kryeministres italiane Giorgia Meloni dhe magjistratëve për një vendim të fundit mbi emigrantët, qeveria italiane po planifikon të sjellë një grup tjetër emigrantësh në Shqipëri. Sipas raportimeve nga media italiane “La Repubblica”, pavarësisht vendimit të gjykatës, qeveria italiane nuk është tërhequr nga politika e saj dhe pritet që javën e ardhshme të mbërrijë një tjetër grup emigrantësh në kampin e Gjadrit.

Sipas burimeve të “La Repubblica”, anija italiane që transporton emigrantët mund të mbërrijë në Portin e Shëngjinit të mërkurën ose të enjten, në varësi të kushteve atmosferike. Ky veprim vjen si pjesë e marrëveshjes për menaxhimin e krizës së emigrantëve, por ka shkaktuar debat të madh në Itali, sidomos pas vendimeve gjyqësore të fundit.

Ndërkohë, pas vendimit të Gjykatës së Romës, të bazuar në një vendim të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë më 4 tetor, 12 emigrantë të ardhur më parë në Shqipëri janë rikthyer në Itali. Këta emigrantë, kryesisht nga Egjipti dhe Bangladeshi, u konsideruan se vinin nga vende të pasigurta dhe, si rezultat, Gjykata vendosi që ata duhet të qëndrojnë në Itali.

Sot në mëngjes, anija e rojës bregdetare italiane mbërriti në Portin e Shëngjinit për të transportuar 12 emigrantët drejt Italisë. Procesi i transferimit u bë nën masa të rrepta sigurie dhe në bashkëpunim me autoritetet shqiptare.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme