Politika 21 October 2024, 10:09 Nga VNA

Si 23 mijë vota në Durrës i shërbyen politikës së korruptuar të Ramës

Ndaje në Whatsapp
Si 23 mijë vota në Durrës i shërbyen politikës së

Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, Partia Socialiste triumfoi në qarkun e Durrësit me një diferencë të ndjeshme votash, duke marrë 50.25% të votave kundrejt 41.44% të Partisë Demokratike. Megjithatë, prapa kësaj fitoreje të dukshme, fshihet një krizë e rëndë morale dhe politike, ku tre nga katër më të votuarit pas Edi Ramës në Durrës janë përfshirë në skandale korrupsioni dhe krimi. Mbi 23 mijë vota janë marrë nga njerëz të akuzuar për lidhje me krimin, shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorëve të krimit, duke dëshmuar se pushteti i korruptuar është ngulitur thellë në strukturat e partisë qeverisëse.

Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, që grumbulloi plot 9,609 vota në këtë qark, u arrestua në dhjetor të vitit 2021 me urdhër të SPAK për shpërdorim detyre, pastrim parash dhe korrupsion. Një figurë kyçe e qeverisë Rama dhe një nga më të votuarit në Durrës, Koka mishëron dështimin e qeverisë për të mbajtur larg korrupsionin nga radhët e saj.

Një tjetër figurë e përfshirë në skandale është deputeti i Partisë Socialiste, Rrahman Rraja, i cili, pas një turpërimi publik për shkak të veprimeve kriminale të familjes së tij, dha dorëheqjen në korrik të vitit 2023. Me 7,759 vota të siguruara, Rraja është një tjetër simbol i kalbjes politike që ka përshkuar partinë në pushtet, duke dëshmuar që përfaqësuesit e saj nuk mbajnë asnjë standard etik përballë ligjit dhe qytetarëve.

Gjithashtu, Jurgis Çyrbja, një nga më të votuarit në Durrës me 6,583 vota, u arrestua nën akuzat për përkrahje të autorit të krimit, shpërdorim detyre dhe nxjerrje sekreti hetimor. Pavarësisht mbështetjes së fortë elektorale, Çyrbja përfundoi si një tjetër provë e qartë se kriminalizimi i politikës është bërë normë, dhe jo përjashtim.

Kjo situatë shtron pyetjen se si Edi Rama mund të qëndrojë ende në krye të partisë dhe listës së Durrësit, kur të gjithë emrat e tjerë të rëndësishëm pas tij janë përfshirë në krime. Fakti që mbi 23 mijë vota janë përfaqësuar nga individë me lidhje kriminale tregon për një fenomen alarmues: krimi ka kapur politikën. Qytetarët e Durrësit votuan për përfaqësues që supozohej t’i mbronin interesat e tyre, por përfunduan duke mbështetur kriminelë dhe njerëz të korruptuar.

Në një demokraci të shëndetshme, prania e të paktën një prej këtyre figurave në politikë do të përbënte një skandal. Por në Shqipëri, kemi tre nga katër deputetët më të votuar në Durrës të përfshirë në krim, dhe ky realitet kriminal është normalizuar.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme