Politika 21 October 2024, 09:47 Nga VNA

SPAK-u arreston ish deputetin Jurgis Çyrbja për akuza mbi zgjedhjet, lidhje me krimin dhe shitje të sekretit shtetëror

Ndaje në Whatsapp
SPAK-u arreston ish deputetin Jurgis Çyrbja për akuza mbi zgjedhjet,

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar arrestoi mbrëmjen e së dielës në Durrës ish deputetin e Partisë Socialiste për atë qytet, Jurgis Çyrbja, në dyshimet për "korrupsion aktiv në zgjedhje, përkrahje të autorit të krimit dhe tregtim i sekretit shtetëror".

Lajmi u konfirmua nga burime të SPAK-ut, të cilat thanë se Çyrbja u arrestua sot nga policia e shtetit me “masën e sigurimit arrest në burg të caktuar nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për tre akuza”.

Ndërsa sipas burimeve të besueshme mësohet jozyrtarisht se Çyrbja ka ruajtur kontakte dhe ka komunikuar përmes aplikacionit 'Sky Ecc' me persona të grupeve kriminale gjatë kohës që ka qenë deputet i Kuvendit.

Arrestimi i tij lidhet me hetimet për një grup kriminal të fuqishëm. Njëkohësisht me të sot është arrestuar edhe një person tjetër për të njëjtën çështje, ndërsa është shpallur në kërkim një person i tretë.

Një të njëjtën kohë SPAK-u po ndjek edhe një tjetër çështje, për të cilën ish deputeti Çyrbja u padit nga Partia Demokratike rreth ngjarjeve të 7 viteve më parë për shpërdorim detyre. Bëhet fjalë për dokumentacionin që lidhet me katër prona të ndryshme gjatë kohës që drejtonte Hipotekën e Durrësit.

Një javë më parë Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK-u) i njoftoi atij akuzën e shpërdorimit të detyrës, një ditë pasi dorëzoi mandatin e deputetit.

Brenda dy javësh karriera politike dhe raportet e deputetit Çyrbja me drejtësinë u ndryshuan me shpejtësi. Të martën e 8 tetorit u thirr në SPAK, ku qëndroi mbi 7 orë, të nesërmen dorëzoi mandatin e deputetit, të premten më 11 tetor iu komunikua akuza e shpërdorimit të detyrës në Hipotekë, ndërsa pas një jave u mor në arrest me burg për 3 akuza shumë herë më të rënda.

Ai fillimisht tha se mandatin po e dorëzonte për arsye shëndetësore. Çyrbja nuk ka komentuar nëse i pranon apo jo akuzat, por u pohoi mediave një javë më parë se do të paraqitej para drejtësisë sa herë që të thirrej.

Tridhjetë e nëntë vjeçari Jurgis Çyrbja, i lindur në Shijak, ishte duke përfunduar mandatin e tij të dytë si deputet i Qarkut të Durrësit që nga viti 2017.

Ai ishte avokat dhe pedagog në Universitetin e Durrësit pasi kreu studimet për drejtësi në vitin 2010, për t’u bërë më pas drejtues i Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Durrës në vitet 2013-2016, kohë kur duket se ai u lidh, sa me politikën aq edhe me persona të dyshimtë nga bota e krimit.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme