Politika 21 October 2024, 14:40 Nga VNA

Monika Kryemadhi reagon pas arrestimit të Ilir Metës/Tedi Blushi: Akt i rëndë kriminal

Ndaje në Whatsapp
Monika Kryemadhi reagon pas arrestimit të Ilir Metës/Tedi Blushi: Akt

Monika Kryemadhi, ish-kryetarja e LSI-së dhe ish-bashkëshortja e Ilir Metës, ka reaguar publikisht pas arrestimit të Metës dhe vendosjes së masës së detyrimit për paraqitje ndaj saj. Ajo e ka cilësuar situatën si një sulm të radhës nga qeveria kundër opozitës shqiptare.

Kryemadhi ka theksuar se ende nuk është njoftuar zyrtarisht për vendimin e gjykatës lidhur me masat e sigurisë ndaj saj dhe ish-bashkëshortit të saj. Ajo është shprehur se, pas njoftimit, do të ndjekë të gjitha hapat ligjore dhe publike për të reaguar ndaj këtyre vendimeve.

Ajo gjithashtu ka akuzuar qeverinë për përdorimin e drejtësisë si një mjet për të goditur kundërshtarët politikë, por ka theksuar se persekutimi ndaj saj dhe Metës nuk do të ndalojë opozitën në përpjekjet e saj për mbrojtjen e interesit publik. Kryemadhi ka veçuar betejën kundër Inceneratorëve si një nga kauzat kryesore në të cilën është angazhuar opozita.

“Këto sulme dhe gjyqi publik që po na bëhet nuk do të ndalojnë opozitën në betejat e saj pa kompromis për mbrojtjen e interesit publik”, u shpreh Kryemadhi në deklaratën e saj.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar ashpër pas arrestimit të Ilir Metës, duke e quajtur këtë veprim një “akt terrorist”. Blushi pretendon se Meta u arrestua nga persona të armatosur që nuk u prezantuan, duke e nxjerrë me forcë nga makina.

Ai e ka cilësuar ngjarjen si të planifikuar dhe të fabrikuar nga struktura që ai i ka quajtur “terroriste”, të cilat, sipas tij, po fabrikojnë akuza kundër Metës. Blushi paralajmëroi një përgjigje të ashpër ndaj këtij veprimi, duke theksuar se “këta terroristë” dhe “fëlliqësira”, që ai mendon se qëndrojnë pas këtij akti, do të marrin një përgjigje të pamëshirë.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme