Politika 22 October 2024, 10:47 Nga VNA

Detaje të reja nga dosja hetimore e SPAK për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin

Ndaje në Whatsapp
Detaje të reja nga dosja hetimore e SPAK për Ilir Metën dhe

Zbardhen detaje të dosjes hetimore ndaj ish-presidentit Ilir Meta dhe ish- bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi. SPAK e dyshon z.Meta edhe për kontratat me kompani lobuese në SHBA që ka lidhur kur ishte në krye të LSI. Një shumë e madhe e parave per këto kontrata nuk janë paguar nga LSI por nga persona të lidhur me ciftin Meta-Kryemadhi dhe nuk janë deklaruar në KQZ.

Konkretisht lidhur me marrëveshjen e konsulencës me kompaninë JMP Strategic Solutions, rezulton se kompania Unifi Communication Inc ka paguar më 20 tetor 2016 shumën prej 30 mijë dollarësh, më 2 dhjetor 2016 shumën prej 39.18 dollarësh, më 27 dhjetor shumën prej 20 mijë dollarësh, më 10 shkurt 2017 shumën prej 31,605.77 dollarësh, më 2 mars 2017 shumën prej 12 mijë dollarësh, më 18 prill po 12 mijë dollarë, dhe më 25 prill 2017 paguan 12 mijë dollarë të tjera.

 

Më 11 maj, Unifi Communications paguan për llogari të JMP Strategic Solutions 25,000 dollarë, më 2 qershor shumën prej 35 mijë dollarësh, më 3 gusht 2017 paguan 7 mijë dollarë, dhe më 10 gusht 7,000 dollarë. Adrian Shatku i kompanisë Unifi është lidhje dhe njohje e ish-presidentit Ilir Meta dhe deputetes Monika Kryemadhi. Sipas SPAK, të dy kanë ushtruar influencën e tyre në parti dhe në nivelet e larta të administratës, që kjo kompani të lidhë kontratën e interkonjeksionit me kompaninë celulare Vodafone.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme