Politika 21 October 2024, 19:24 Nga VNA

Ndalimi i Ilir Metës nga policia e shtetit. Çfarë e shtyu drejtorin e përgjithshëm për skenën e shëmtuar të arrestimit të ish-Presidentit të Republikës

Ndaje në Whatsapp
Ndalimi i Ilir Metës nga policia e shtetit. Çfarë e shtyu

Për njoftimin e akuzës ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, SPAK u kujdes të njoftonte publikun “se ndalimi dhe shoqërimi i subjektit, Ilir Metaj, është kryer nga Policia e Shtetit, pa pasur përfshirjen e asnjë anëtari të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH).”

Ky njoftim erdhi pas reagimeve të ashpra të publikut dhe politikës për mënyrën flagrante të ndalimit me forcë të ish-presidentit në mes të ditës, në autostradë. Megjithëse policia në njoftimin e saj deklaroi se Ilir Meta kishte kundërshtuar forcat e rendit, ndaj të cilave ishin detyruar ta shoqëronin me forcë, pyetja që lind është: Pse nuk u shpërndanë foto apo video për ndalimin e deputetit Jurgis Çyrbja? Si është e mundur që asnjë nga të ndaluarit socialistë, me urdhër të SPAK, nuk është filmuar gjatë momentit të arrestimit, siç ndodhi me Ilir Metën?

Çfarë ka dashur të tregojë drejtori i përgjithshëm i policisë, Ilir Proda, me këtë veprim? Mos ndoshta e sikletos fakti që telefoni i tij ndodhet ende nën hetim nga SPAK? Këto janë pyetje që të çojnë në përfundimin se Policia e Shtetit, në rastin e ndalimit të ish-presidentit Ilir Meta, është treguar në rastin më të mirë jo profesionale dhe në rastin më të keq një mjet në duart e politikës, ku spektakli ka më shumë rëndësi se thelbi i asaj që ndodhi sot.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme