Politika 21 October 2024, 18:06 Nga VNA

Rama i hap rrugën të rinjve në PS por nuk i tregon si të ruhen nga përfshirja me bandat

Ndaje në Whatsapp
Rama i hap rrugën të rinjve në PS por nuk i tregon si të

Kryeministri Edi Rama, nga selia e PS-së, është shprehur se duke filluar nga zgjedhjet e ardhshme, gjenerata e udhëheqjes së PS-së duhet të fillojë t’i bëjë vend gjeneratës së re.

“Por unë ju siguroj se ne e kemi shumë seriozisht këtë proces, sepse ka ardhur ky moment në këtë histori të pas rënies së diktaturës, kur një gjeneratë e dytë që, me këtë kam parasysh gjeneratën e atyre që sot janë në nivelin udhëheqës të PS, duhet të fillojë t’u bëjë vend një gjenerate të tretë, e cila përgjithësisht është gjenerata juaj, dhe pse ne nuk kemi vënë kufij moshe,” tha Rama.

Megjithatë, kryeministri nuk shpjegoi si do ta mbrojë gjeneratën e re nga përfshirja në krimin e organizuar. Jo më kot disa ish-deputetë dhe bashkëpunëtorë të afërt të tij janë nën hetim ose të dënuar për përfshirje në krim dhe korrupsion. Ndaj, leksioni është më shumë për Edi Ramën se për të rinjtë: Si mund t’i mbajmë të rinjtë e politikës të besojnë te karriera në PS dhe jo te karriera në grupet e strukturuara kriminale?

Përpos kësaj, kryeministri foli edhe për degradimin e parlamentit që sipas tij, është një trup që ka kaluar një fazë dhe po fillon të riformësohet. Rama gjithashtu tha se detyrë për ta udhëhequr këtë ripërtëritje e ka PS dhe kjo është arsyeja pse fiton dhe do të fitojë.

“Parlamenti është në moment degradimi sepse është në moment riformësimi. Është si një trup që ka kaluar një fazë, sepse po fillon të riformësohet. PS ka për detyrë ta udhëheqë këtë ripërtëritje. PS është partia më e vjetër dhe më e re, kjo është arsyeja pse fiton dhe do të fitojë prapë” – tha Rama.

Kjo deklaratë e kryeministrit mund të përtypet nga një i huaj që nuk di se çfarë bëhet në Shqipëri. Pasi realiteti është krejt tjetër dhe nuk ka shqiptarë që nuk e ka parë dhe nuk e sheh përditë se si deputetët që ka futur Rama në Parlamaent kanë lidhje me bandat kriminale, të cilat i kanë siguruar atij tre mandate në pushtet.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme