Politika 22 October 2024, 19:02 Nga VNA

Monika Kryemadhi sulmon SPAK-un nga zyrat e Kuvendit. A ka dijeni për çfarë përdoren ambjentet e parlamentit Elisa Spiropali?

Ndaje në Whatsapp
Monika Kryemadhi sulmon SPAK-un nga zyrat e Kuvendit. A ka dijeni për

Monika Kryemadhi doli sot për të mbrojtur veten dhe ish-bashkëshortin nga akuzat e Prokurorisë së Posaçme. Zonja Kryemadhi kishte zgjedhur për këtë rast zyrat e Kuvendit të Shqipërisë. Si deputete, ajo doli para gazetarëve duke hedhur poshtë njoftimin zyrtar të Prokurorisë së Posaçme, por edhe duke sulmuar SPAK-un dhe prokurorët e çështjes. Deri në momentin që gjykata do të vendosë për çështjen në ngarkim të çiftit Meta-Kryemadhi, kjo e fundit ka të drejtën të deklarohet e pafajshme për akuzat. Por, a mundet që një deputet i Kuvendit të Shqipërisë të lëshojë gojën dhe të fyejë prokurorët e Republikës për akuzat ndaj saj? Si mundet Elisa Spiropali të lejojë që zyrat e Kuvendit të Shqipërisë të shndërrohen në tribunë ku prokurorët e SPAK anatemohen dhe fyhen, as më pak e as më shumë se në studiot televizive? Çfarë mesazhi jep Kuvendi i Shqipërisë me një sjellje të tillë?

Nuk është i fshehtë fakti që mazhoranca është e shqetësuar nga lëvizjet e fundit të SPAK, përfshirë dhe çështjen e nxehtë së fundmi të ish-deputetit Jurgis Çyrbja. Po ashtu, sjellja e deputetëve të mazhorancës ndaj shefit të SPAK, Altin Dumani, kur ky i fundit raportoi në Kuvend, ishte në sinkron me atë të Berishës, i cili nuk lë rast pa fyer Prokurorinë e Posaçme dhe drejtuesin e saj. Ndoshta Elisa Spiropali duhet të kuptojë se lojëra të tilla meskine, më shumë se sa dëmtojnë SPAK-un, dëshmojnë frikën që ka ngjallur Prokuroria e Posaçme, në dosjet e së cilës ka më shumë emra të mazhorancës se të opozitës.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme