Politika 22 October 2024, 13:40 Nga VNA

Monika Kryemadhi akuzon SPAK dhe zbulon planin për të blerë një vilë pa dijeninë e Ilir Metës

Ndaje në Whatsapp
Monika Kryemadhi akuzon SPAK dhe zbulon planin për të blerë

Monika Kryemadhi, deputete e Partisë së Lirisë, ka akuzuar Prokurorinë e Posaçme për nxjerrjen e sekreteve hetimore në lidhje me hetimet për të dhe ish-bashkëshortin e saj, Ilir Meta. Ajo kërkoi publikimin e mesazheve të saj me Edi Ramën, duke theksuar se ndihet e fyer nga akuzat për pastrim parash, të cilat i quajti gënjeshtra. Kryemadhi njoftoi se nuk do të marrë pjesë në aksionet opozitare të Partisë së Lirisë, për shkak të qëndrimeve të ndryshme brenda partisë, dhe lavdëroi figurën politike të Metës.

Duke folur për situatën e saj personale, Kryemadhi zbuloi se kishte planifikuar të blinte një vilë pa dijeninë e Metës. “Kam dashur të merrja një vilë pa dijeninë e Metës. E kam parë, e kam menduar, pa dijeninë e Metës. Do shisja shtëpinë te ‘Blloku’ dhe do merrja atë,” tha ajo. Kryemadhi shpjegoi se kishte parë një shtëpi në Kodra e Diellit dhe se ambasadori grek i kishte thënë Metës se do të ishin komshi. Ajo e theksoi se Meta nuk kishte pasur dijeni për planet e saj, duke sugjeruar se ishte e interesuar për një ndryshim ambienti, duke lënë pas zhurmën e jetës në “Bllok”.

Kryemadhi përfundoi duke theksuar se beteja e saj nuk është vetëm me gjykatat, por edhe për opinionin publik, dhe se ka pasur intimidime ndaj njerëzve që e rrethojnë për të dhënë deklarata të rreme.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme