Politika 23 October 2024, 10:55 Nga VNA

Monika Kryemadhi: Prokurorët janë vegla të Ramës, gjyqi një shfaqje politike dhe mediatike

Ndaje në Whatsapp
Monika Kryemadhi: Prokurorët janë vegla të Ramës, gjyqi

Pas shtyrjes së seancës në GJKKO për caktimin e masës së sigurisë për Monika Kryemadhin dhe Ilir Metën, Kryemadhi ka folur për mediat, duke sulmuar sistemin e drejtësisë dhe akuzuar qeverinë. Ajo e quajti seancën një mashtrim dhe kritikoi gjyqtarin Erjon Çela dhe prokurorët, duke thënë se po ndjekin urdhrat e kryeministrit Edi Rama.

Kryemadhi u shpreh se Meta është marrë në mënyrë të padrejtë nga autoritetet dhe se akuzat kundër tyre bazohen vetëm në “thashetheme”. Ajo theksoi se ka vetëm 3 orë kohë për t’u njohur me provat, të cilat sipas saj janë të pamjaftueshme. Ajo shtoi se publikimi i materialeve hetimore në media është shkelje e sekretit hetimor.

“Godina e drejtësisë nuk është e re, por një departament i marrëdhënieve të mashtrimit të Ramës,” deklaroi Kryemadhi, duke akuzuar SPAK-un dhe prokurorët se janë “veglat një përdorimshe” të qeverisë.

Ajo e cilësoi seancën si një përpjekje për të krijuar një shoë mediatik dhe politik për të larguar vëmendjen nga çështje të tjera. Kryemadhi gjithashtu hodhi akuza të drejtpërdrejta ndaj prokurorëve, duke thënë se ata nuk guxojnë të flasin pa lejen e Ramës, dhe përmendi lidhjet familjare të Arben Krajës me Bashkinë e Tiranës.

Ajo tha “ku kanë bythë me fol ata. Ku flasin dot pa lejen e Ramës. Arben Kraja a e ka mbesën në Bashkinë e Tiranës drejtore të prokurimeve”.

Në lidhje me përplasjen në sallën e gjyqit, Kryemadhi ironizoi se Ilir Meta “i përkëdheli” autoritetet, në vend që t’i kërcënonte. Ajo u shpreh skeptike për drejtësinë, duke përmendur se BKH-ja është trajnuar nga burri i Romana Vlahutin, ish-ambasadorja e BE-së në Shqipëri, duke e lidhur trajnimin me interesa financiare.

Kryemadhi e mbylli me një deklaratë ironike mbi financat e saj, duke mohuar akuzat për fshehje parash dhe duke shtuar se “nëse do të kisha para për të fshehur, do të përdorja para ‘cash’, jo karta krediti.”

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme