Politika 23 October 2024, 15:41 Nga VNA

Dumani largohet nga salla e gjyqit të Metës, diplomatët britanikë vizitë në SPAK

Ndaje në Whatsapp
Dumani largohet nga salla e gjyqit të Metës, diplomatët

Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani është larguar nga seanca ku po mbahet për dhënien e masës së sigurisë ndaj ish-presidentit Ilir Meta. Mësohet se kreu i SPAK është shprehur se arsyeja e largimit ishte një takim. Pas largimit nga seanca, kreu i SPAK Altin Dumani pati një takim me përfqësues të ambasadës britanike në Prokurorinë e Posaçme.

Diplomatët

Angazhimi i trupës diplomatike dhe takimet e mbajtura në SPAK pas arrestimit të ish-presidentit, tregon interesin e madh ndërkombëtar për procesin, në kuadër të mbështetjes së reformës në drejtësi.

Procesi

Ndërkohë që është radha e kreut të PL, Ilir Meta për të dhënë deklaratat e tij në gjykatë. Në sallë janë të pranishëm edhe prokurorët Arben Kraja dhe Sotir Kllapi, që përfaqësojnë akuzën në këtë çështje. Ilir Meta po hetohet për tri akuza të ngritura nga SPAK: Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë – Meta dyshohet se ka përfituar përfitime të paligjshme gjatë kohës që ka mbajtur poste të larta publike, përmes korrupsionit pasiv, duke abuzuar me pushtetin e tij. Pastrimi i produkteve të veprës penale – Kjo akuzë lidhet me dyshimet se Meta ka përdorur dhe fshehur të ardhura të përfituara nga aktivitetet e paligjshme për të pastruar paratë, duke i dhënë atyre origjinë të ligjshme. Fshehja e pasurisë – Meta akuzohet gjithashtu për mosdeklarimin e saktë të pasurive të tij dhe të burimeve financiare, duke fshehur një pjesë të tyre nga organet e drejtësisë dhe publiku. Ndërkohë që procesi ndaj ish presidentit Meta vazhdon takimi i kreut të SPAK me trupën diplomatike britanike ngre pikëpyetje për shpalljen e Ilir Metës "Non grata" nga Britania e Madhe?

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme