Politika 23 October 2024, 12:08 Nga VNA

Opozita në Strasburg me pankarta në duar

Ndaje në Whatsapp
Opozita në Strasburg me pankarta në duar

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike po zhvillon takime me eurodeputetë në Strasburg dhe një protestë sensibilizuese para Parlamentit Europian.

Pjesë e delegacionit, përfshirë Gazment Bardhin, Flamur Nokën, Jorida Tabakun, Albana Vokshin dhe Agron Gjekmarkajn, janë futur në ambientet e Parlamentit Europian për të diskutuar mbi zhvillimet politike të fundit dhe arrestimin e Sali Berishës, kryetarit të PD dhe liderit të opozitës.

Ndërkohë, rreth 30 deputetë të tjerë kanë zhvilluar një protestë në hyrjen e Parlamentit, duke kërkuar mbështetje për lirimin e Berishës dhe monitorimin e situatës politike në Shqipëri. Deputetët theksojnë se arrestimi i tij, si dhe i ish-deputetit Ervin Salianji, është një akt hakmarrjeje politike nga ana e kryeministrit Edi Rama dhe cenon barazinë në zgjedhje.

Deputetët kishin lajmëruar protestë, por me shumë u duk si fushatë sensibilizuese pasi thjeshtë mbajtën pankarta në duar

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme