Politika 23 October 2024, 15:08 Nga VNA

Kontrollin për evazion fiskal do ta drejtojë një prokuror i shkarkuar nga Vetting/ Edi Rama emëron Anton Martinin drejtor në tatime

Ndaje në Whatsapp
Kontrollin për evazion fiskal do ta drejtojë një prokuror i

Ish-prokurori Anton Martini, i cili u shkarkua nga detyra pas një vendimi të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit në vitin 2021 për deklarim të pasaktë të pasurisë, është emëruar si drejtori i ri i Hetimit Tatimor. Martini u prezantua dje në këtë rol nga Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Ilir Binaj.

Ky emërim ka ngjallur reagime, pasi Martini nuk arriti të kalonte procesin e vettingut, për shkak të problemeve me justifikimin e pronave dhe pasurive të tij. Pas shkarkimit nga detyra e prokurorit, ai humbi edhe mundësinë për të qenë pjesë e Prokurorisë së Posaçme pasi u rendit i dyti nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Në postin e ri, Martini do të jetë në krye të luftës kundër evazionit fiskal, në një nga strukturat më të rëndësishme të Administratës Tatimore. Emërimi i tij ka ngritur pikëpyetje për mënyrën e përzgjedhjes së drejtuesve në pozicione të rëndësishme, veçanërisht për individë që kanë pasur probleme me integritetin gjatë procesit të vettingut.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme