Politika 23 Tetor 2024, 16:38 Nga VNA

Filmuan ish-presidentin Ilir Meta në sallën e gjyqit pa leje, nisin hetimet ndaj gazetarëve

Ndaje në Whatsapp
Filmuan ish-presidentin Ilir Meta në sallën e gjyqit pa leje, nisin

Nga sot raportimi i mediave në seancat gjyqësore, qoftë video, deklarata apo foto nga procesi do të bëhen vetëm me autorizimin, pra lejen e gjyqtarit dhe personit të akuzuar nga drejtësia. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka qarkulluar për mediat një njoftim e cila saktëson konkretisht se regjistrimi, filmimi dhe deklaratat brenda në proces transemtuara nga mediat përbëjnë shkelje nëse jepen pa lejen e tyre. Deklarata vjen pas publikimit të videove, fotove të procesit Meta-Kryemadhi nga ana e mediave. Madje theksohet se disa prej gazetarëve kanë shpërndarë foto dhe pamje filmike nga seancat gjyqësore, që po zhvilloheshin në ambjentet e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, konkretisht në seanca të “Marrjes në pyetje

të personave të arrestuar dhe verifikimin e kushteve dhe nevojave të sigurimit për personat nën hetim”, seanca këto të cilat zhvillohen vetëm në prezencë të palëve, pa praninë e mediave dhe publikut, duke shkelur kështu rëndë garancitë dhe të drejtat që ligji procedurial penal ju ofron personave nën hetim. Nga ana e gjykatës, nëpërmjet kamerave të sigurisë, po kryhen verifikimet përkatëse për të evidentuar personat, që në mënyrë të paligjshme dhe të përsëritur kanë shkelur aktet e mësipërme, me qëllim marrjen e të gjitha masave për të parandaluar përsëritjen e veprimeve të tilla. Njoftimi Nisur nga konstatimi i disa shkeljeve, në përdorimin e pajisjeve elektronike, duke shfaqur pamje (foto/video) nga seancat gjyqësore, nga ana e gazetarëve, në kundërshtim me Kodin e Procedurës Penale, Vendimin Nr.716, datë 06.12.2023 të Këshillit të Lartë Gjyqësor “Për miratimin e udhëzuesit standart të marrëdhënieve të gjykatave me publikun dhe mediat”, Udhëzimin Nr. 9, datë 15.09.2010 të Komisionerit për mbrojtjen e të dhënave personale “Për rregullat themelore në lidhje me mbrojtjen e të dhënave personale në median e shkruar, vizive dhe audiovizive”, ju bëjmë më dije sa më poshtë: Udhëzuesi standart i marrëdhënieve të gjykatave me publikun dhe mediat, i miratuar me Vendimin Nr.716, datë 06.12.2023 të Këshillit të Lartë Gjyqësor: Në Kapitullin IV, neni 13, pika 1 dhe 4 parashikon se: 1. Seancat gjyqësore publike janë të hapura për publikun dhe median. 4. Përfaqësuesi i medias, gjatë seancës, lejohet të raportojë përmes mesazheve të shkruara nga pajisje telefonike dhe/ose kompjuterike, vetëm pasi më parë ka marrë autorizimin e kryetarit të seancës. Në çdo rast, këto pajisje duhet të përdoren pa zë, Në Kapitullin IV, neni 14, pika 1, 2 dhe 8 parashikon se: 1. Seancat gjyqësore mund të regjistrohen dhe transmetohen në media, me kërkesë të mediave ose me nismën e gjyqtarit/kryesuesit të trupit gjykues. Në çdo rast, regjistrimi dhe transmetimi i seancës, tërësisht ose pjesërisht, bëhet vetëm kur nuk bie ndesh me rregullat e procesit të rregullt ligjor. 2. Media elektronike mund të regjistrojë dhe transmetojë, tërësisht ose pjesërisht, me urdhër të gjyqtarit/kryesuesit të trupit gjykues, i cili vendos për çështjen objekt gjykimi. Çdo regjistrim tjetër është i ndaluar. 8. Kërkesa mund të refuzohet vetëm për këto arsye: a) Seanca gjyqësore zhvillohet me dyer të mbyllura; b) Kur një nga subjektet në gjykim nuk dëshiron të regjistrohet seanca. Ky rregull nuk vlen për prokurorin dhe avokatin. c) Çmohet nga gjyqtari/kryesuesi i trupit gjykues se prania e kamerave ndikon ecurinë e procesit të rregullt gjyqësor. Udhëzimi Nr. 9, datë 15.09.2010, i Komisionerit për mbrojtjen e të dhënave personale “Për rregullat themelore në lidhje me mbrojtjen e të dhënave personale në median e shkruar, vizive dhe audiovizive”: Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; www.gjp.gov.al Në Kreun I, pika 8 dhe 10 parashikon se: 8. … gazetari nuk merr as prodhon imazhe dhe fotografi të njerëzve në gjendje arresti pa pëlqimin e tyre. Personat nuk duhen filmuar me hekura dhe pranga në duar. 10. Gazetarët … po ashtu nuk mund të marrin imazhe në spital apo burg me kamera pa pëlqimin e subjekteve. Nga pamjet e sigurisë të instaluara në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, është konstatuar shkelja e ligjeve dhe udhëzimeve të mësipërme. Disa prej gazetarëve kanë shpërndarë foto dhe pamje filmike nga seancat gjyqësore, që po zhvilloheshin në ambjentet e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, konkretisht në seanca të “Marrjes në pyetje të personave të arrestuar dhe verifikimin e kushteve dhe nevojave të sigurimit për personat nën hetim”, seanca këto të cilat zhvillohen vetëm në prezencë të palëve, pa praninë e mediave dhe publikut, duke shkelur kështu rëndë garancitë dhe të drejtat që ligji procedurial penal ju ofron personave nën hetim. THEKSOJMË SE: Nga ana e gjykatës, nëpërmjet kamerave të sigurisë, po kryhen verifikimet përkatëse për të evidentuar personat, që në mënyrë të paligjshme dhe të përsëritur kanë shkelur aktet e mësipërme, me qëllim marrjen e të gjitha masave për të parandaluar përsëritjen e veprimeve të tilla. Tiranë, më datë 23.10.2024 Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Video

Kur i vë vulën rivales së Sali Berishës.

Në GJKKO vijon procesi për dosjen “Partizani”, ku i pandehur kryesor është ish-kryeministri Sali Berisha. Në seancën e sotme pritet të dëshmojë kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, i cili është edhe kallëzues në këtë çështje. Në hyrje të gjykatës, Balla deklaroi se “sot është një ditë e madhe për drejtësinë”. Berisha akuzohet për korrupsion të kryer në bashkëpunim me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, ndërsa në këtë dosje janë të pandehur edhe disa persona të tjerë.

Kur përfaqësuesi i kandidatit Ervin Salianji shkon të regjistrojë kandidaturën për zgjedhjet e kryetarit të ri. Si tha ai? Kemi hapur partinë…thjesht dritaret dhe jo derën

Roberto Baggio hyn edhe në TikTok dhe e bën menjëherë viral debutimin e tij. Në videon e parë, legjenda italiane bën disa prekje topi, gjuan fort dhe më pas dëgjohet zhurma e xhamave që thyhen. Pastaj kthehet nga kamera dhe thotë thjesht: “Nga sot jam edhe unë në TikTok”. Rezultati? Brenda pak orësh mbi 2 milionë shikime dhe qindra mijëra ndjekës.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme