Politika 23 October 2024, 16:58 Nga VNA

Arrestimi i Metës, reagon për herë të parë kryeministri Rama

Ndaje në Whatsapp
Arrestimi i Metës, reagon për herë të parë kryeministri

Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, Kryeministri Edi Rama reagoi për herë të parë pas arrestimit të presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, me urdhër të SPAK.

Edi Rama: Unë asnjëherë nuk bëj komente të politikës së brendshme në gjuhë të huaj apo në prani të miqve të huaj. Që prej se ne kemi nisur reformën në drejtësi dhe ajo ka filluar të zbatohet, as unë dhe as forca politike që unë udhëheq nuk bën komente që i takojnë drejtësisë. Kur ndodh që çështjet të përmbyllen mbase në një rast ia vlen të bëhet ndonjë koment, sidomos kur vihet në vend drejtësia lidhur me fenomene katastrofike për shoqërinë siç është shpifja. Për rastin konkret është tipikisht një rast që i takon vetëm drejtësisë.

Meta ndodhet në arrest me burg prej të hënës në mesditë pasi Prokuroria e Posaçme ka ngritur ndaj tij tre akuza, korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme