Politika 23 October 2024, 18:08 Nga VNA

Arrestimi i Metës/ Ursula von der Leyen: BE mbështet reformën në drejtësi

Ndaje në Whatsapp
Arrestimi i Metës/ Ursula von der Leyen: BE mbështet reformën

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në një konferencë të përbashkët për shtyp gjatë vizitës në Tiranë, u pyet nga gazetarët mbi arrestimin e ish-presidentit Ilir Meta.

Ajo theksoi se nuk komenton vendimet gjyqësore, por shtoi se Bashkimi Evropian është i angazhuar në mbështetje të reformës gjyqësore në Shqipëri, duke theksuar se këto reforma nuk lidhen me raste individuale.

Von der Leyen përfundoi duke theksuar se procesi i integrimit të Shqipërisë në BE varet nga përpjekjet dhe arritjet e vendit, duke vlerësuar se progresi është parë në mënyrë të dukshme.

“Unë nuk do të bëj komente për vendimet gjyqësore. Ne punojmë për reformën gjyqësore, por kjo nuk ka të bëje me çështje individuale. Procesi varet nga merita e çdo vendi, kjo është e rëndësishme për vendet anëtare, që ju të shikoni rezultatin e punës. Me Shqipërinë kemi një shembull të shkëlqyer, tregon që gjerat kanë ecur shpejt dhe nëse ecin siç duhet në ndoshta do hapin të gjithë grup kapitujt deri vitin e ardhshëm. Duhet bërë gjithë puna për të qenë vend anëtarë dhe kjo varet nga puna e çdo vendi” – u shpreh Von der Leyne.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme